22.04.2021

#ZgjidhShqipërinë

Prej 21 vitesh, NOA ka zgjedhur t’i dalë në krah çdo individi, sipërmarrësi apo fermeri që kanë bërë zgjedhjen e Shqipërisë, zgjedhjen e sektorit privat, të vetë-punësimit, të krijimit të vëndeve të reja të punës.

Duke ofruar financime të shpejta dhe të adaptuara ndaj profileve dhe ambicieve të sipërmarrësve dhe fermerëve shqiptarë, NOA kërkon t’i japë jetë ëndrrave për biznes të sicilit prej tyre, kërkon të fuqizojë vlerat e punës dhe të konkurrencës, kërkon të rrisë standartet dhe fitimet e çdo individi që investon në Shqipëri.

#ZhgjidhShqipërinë, zgjidh biznesin, bujqësinë e familjen, #Zgjidh të investosh këtu - Një financim për secilin prej jush që besoni tek aftësitë tuaja, tek forca e punës suaj, tek idetë dhe energjitë tuaja. Dhe të tillë, JU jeni të shumtë...

Ja historitë e disa prej jush që e kanë përqafuar këtë zgjedhje tashmë:

Gëzimi, Fermer - Lezhë

Nuk e teprojmë aspak teksa e quajmë Gëzimin, një hero. I dashuruar me punën dhe tokën që i vogël, ai jeton në Lezhë ku jeton falë tregtimit të prodhimit bujqësor të tij. Dhe pse i ri në moshë, ai filloi të humbiste pak nga pak shikimin deri në mbi 70%. Por kjo nuk e pengoi aspak që të vazhdonte me të njëjtën këmbëngulje të mbante gjallë aktivitetin e fermës së tij. Falë investimit të jashtëzakonshëm të bashkëshortes e cila morri përgjegjësinë e mekanikës bujqësore dhe të hallkave më të rënda të fermës, ata po ja dalin së bashku të mbarojnë ndërtimin e shtëpisë së tyre vetëm me të ardhurat që fitojnë nga ferma. Ata zgjodhën bujqësinë, zgjodhën dinjitetin e njeriut që kërkon të jetojë nga puna e tij.

Duke besuar tek Gëzimi dhe familja e tij, NOA angazhohet të mbështese me financime çdo sipërmarrës dhe fermer që zgjedh Shqipërinë, zgjedh të investojë këtu. Me proçedura të thjeshtëzuara, financimet tona deri në 3 milion lekë të reja janë pa kolateral. 

Paola, Sipërmarrëse - Korçë

Shqipëria ka det por ka dhe mal, ka dhe pista skishë si ajo që drejton Paola në Dardhë. Duke marrë përsipër drejtimin e biznesit të trashëguar nga babai, ajo është dëshmia e suksesit që përfaqësojnë sipërmarrësit e reja vajza, këmbëngulëse dhe dinamike, të afta të pasurojnë më së miri ofertën turistike, kulturore dhe sportive të vendit. Sipërmarrëse dhe sipërmarrës që kanë zgjedhur të besojnë tek potenciali që ofron vendi ynë, në çdo sezon dhe në çdo territor. Bashkë me NOA-n, ata investojnë në krijimin e vëndeve të reja të punës dhe rritjen e standarteve të biznesit shqiptar.

Duke besuar tek Paola dhe familja e saj, NOA angazhohet të mbështese me financime çdo sipërmarrës dhe fermer që zgjedh Shqipërinë, zgjedh të investojë këtu. Me proçedura të thjeshtëzuara, financimet tona deri në 3 milion lekë të reja janë pa kolateral.

Nebije, Artizane - Shkodër

Nuk e njihni Nebijen? Qilimat e saj të prodhuar në mënyrë artizanale në Zogaj, në një punishte të vogël krah liqenit të Shkodrës, blihen nga turistë dhe shqiptarë që banojnë anembanë botës. Ajo është dëshmia më e mirë se kush zgjedh të përqafojë punën, biznesin, traditën më të mirë Shqiptare, zgjedh të përqafojë suksesin. Duke zgjedhur të investojë këtu, ajo ka krijuar vënde pune për dhjetëra gra të zonës dhe sjellur mirëqënie për familjet e tyre.  

Duke besuar tek Nebija, NOA angazhohet të mbështese me financime çdo sipërmarrës dhe fermer që zgjedh Shqipërinë, zgjedh të investojë këtu. Me proçedura të thjeshtëzuara, financimet tona deri në 3 milion lekë të reja janë pa kolateral. 

Qemal, Sipërmarrës - Tiranë 

Bashkimi i shpirtit sipërmarrës me një natyre mbresëlënese : çelësi i suksesit për çdo agro-turizëm. Në Prezë, Qemal Alushi shihet si një histori suksesi. Ai ka gjetur ekuilibrin e duhur duke kombinuar restorantin, bujtinën dhe kantinën e verës në një agro-turizëm të sukseshëm. Ai ja ka dalur të punësojë mbi 10 persona dhe të përthithë prodhimet bujqësore dhe blegtorale të dhjetra fermerëve nga fshatrat përreth Prezës. Bashkë me NOA-n, ai dhe të tjerë sipërmarrës që kanë zgjedhur të investojnë këtu, dëshmojnë se të zgjedhësh biznesin, do të thotë të zgjedhësh Shqipërinë, të zgjedhësh të ndërtosh të ardhmen këtu, të besosh tek vlerat e punës, tek bujqësia dhe turizmi, tek një ekonomi e qëndrueshme që sjell mirëqënie për të gjithë.

Duke besuar tek Qemali, NOA angazhohet të mbështese me financime çdo sipërmarrës dhe fermer që zgjedh Shqipërinë, zgjedh të investojë këtu. Me proçedura të thjeshtëzuara, financimet tona deri në 3 milion lekë të reja janë pa kolateral. 

Të reja të tjera