NOA – Pastrim në Valbonë
Në çeljen e sezonit të turizmit malor, ne udhëtuam drejt Valbonës për të ndihmuar banorët dhe Njësinë Administrative në pastrimin e disa zonave turistike duke ndaluar në Dragobi, Gryka e Mutinës, Liqeni i Xhemës, Lekbibaj etj.
Nën udhëheqjen e apasionuar të Fisnik Muca ne udhëtuam deri në Vranën e largët ku u bëmë dëshmitar të bukurisë së saj magjepsëse dhe mikpritjes së familjes Lazri. U kthyem nga ky udhëtim me shpirtin plot dhe më të përgjegjshëm për rolin tonë në mbrojtjen e pasurive natyrore.