NOA Holdings N.V. është një kompani aksionere me një staf të vogël udhëheqës e të kualifikuar të cilët punojnë ngushtë dhe në mënyre aktive me skuadrat lokale të manaxhimit, për të nxitur ekzekutimin, arritjen e objektivave dhe mbështetjen e nevojshme për një rritje të shëndetshme.
Ndërsa Këshilli i Administrimit, është organi që mundëson një qeverisje të fortë dhe vizionare të institucionit. Ky këshill përbëhet nga menaxherë dhe drejtues ekzekutivë me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e financave dhe investimeve, duke siguruar një mbështetje solide për zhvillimin e qëndrueshëm të institucionit financiar NOA.
-
Andrew Jeffrey Walsh
Chairman, non-executive
-
Tomas Hlavac
Member, non-executive
-
Herjola Spahiu
Member, executive
-
Elona Gjika
Member, non-executive
-
Petr Sastinsky
Member, non-executive
Në NOA investohemi shumë që çdo koleg, njësi, degë e strukturë të mos pengohet në aktivitetin e tyre për shkak të ngurtësive institucionale. Përpos organigramës rregulluese sipas së cilës ndahen departamentet e institucionit, i gjithë ekipi i NOA përkrah një kulture koorporative të sheshtë ku çdokush, dhe në çdo kohë, mund të propozojë çdo lloj përmirësimi në arritjen e objektivave. Ne përpiqemi të jemi fleksibël në strukturën tonë organizative duke u përshtatur në mënyrë konstante projekteve madhore të kompanisë, zhvillimeve të tregut apo risive teknologjike më të fundit.
-
Herjola Spahiu
Drejtor I Përgjithshëm Ekzekutiv
-
Brunilda Isaj
Drejtor Ekzekutiv i Biznesit
-
Albana Pelinku
Drejtor Ekzekutiv i Riskut & Përputhshmërisë
-
Ariola Çela
Drejtor Ekzekutiv i Financës
-
Ervin Gogaj
Drejtor i Operacioneve & Projekteve
-
Tonin Lleshi
Drejtor i Teknologjisë së Informacionit
-
Mirlinda Korkuti
Drejtor i Inovacionit & Projekteve të Biznesit
-
Elert Stoja
Drejtor i Shitjeve
-
Blerina Krantja
Drejtor i Burimeve Njerëzore
-
Elda Toro
Drejtor i Auditit të Brendshëm
-
Manjola Çerenishti
Drejtor i ESG dhe Komunikimit të Brandit
Brunilda Isaj
Zj. Isaj emërohet Anëtare Ekzekutive për Biznesin në Shkurt 2024 dhe sjell në NOA rreth 25 vite përvojë dhe histori suksesi në sistemin bankar dhe financiar shqiptar, duke mbuluar pozicione të ndryshme drejtuese me fokus zhvillimin e biznesit dhe përfaqësimin në nivel të lartë ekzekutiv. Përvoja e saj shtrihet në veprimtarinë bankare me individët dhe biznesin, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve financiare, tregjet dhe instrumentet financiare, si dhe marrëdhëniet me mikro-ndërmarrjet dhe drejtimin e zhvillimit të biznesit me Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Karriera e saj filloi në Emporiki Bank Albania si oficere kredie dhe drejtuese e Njësisë bankare Retail, vazhdoi në Raiffeisen Bank Albania si Drejtuese Rajonale dhe më pas Drejtuese e Zhvillimit të Biznesit të SME-ve. Më pas ajo iu bashkua Credins Bank si Drejtore e Departamentit të Zhvillimit dhe së fundmi mbuloi në Alpha Bank Albania pozicionin e Drejtores së Njësisë së Biznesit Bankar Retail dhe Anëtare e Drejtorisë Ekzekutive.
Gjatë periudhës së kontributit të saj si Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Zj. Isaj ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në avokimin dhe promovimin e sektorit mikrofinanciar, duke marrë pjesë aktive në politikëbërje dhe në fushën rregullatore. Ajo është organizatore dhe drejtuese e një sërë tryezash diskutimi dhe eventesh për adresimin e zhvillimeve dhe sfidave të mikrofinancës, si transformimi dixhital dhe tendencat e teknologjisë, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, financat e gjelbra dhe përfshirja financiare dhe edukimi financiar. Ajo ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë, rregullatorët, investitorët dhe palët e interesuara, me synimin për të mbështetur sektorin dhe shtresat vulnerabël të shoqërisë, me pak ose aspak qasje në shërbimet kryesore financiare.
Si eksperte e pavarur, ajo ka ofruar konsulencën dhe ekspertizën e saj për institucione të rëndësishme financiare në Shqipëri në lidhje me strategjitë e tyre të zhvillimit, angazhimin dhe motivimin e stafit, si dhe qasjen e adoptuar në drejtim të menaxhimit dhe lidershipit. Në shkallë ndërkombëtare, ajo ka kontribuar si Anëtare dhe Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës të Qendrës Mikrofinanciare (MFC), një rrjet mikrofinanciar me mbi 100 anëtarë nga 36 vende të botës.
Zj. Isaj është është diplomuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht në vitin 1999, ndërkohë që ka marrë një diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i New York Tiranë dhe Universiteti Kurt Boch në Zvicër në vitin 2013. Ajo ka marrë gjithashtu në vitin 2017 titullin Bankiere e Certifikuar për Veprimtarinë Bankare Retail nga Akademia Ndërkombëtare e Bankingut Retail me qendër në Londër, Angli (kompani e Grupit Moody’s Analytics).