Këshillimi Smart - Karrota

Kultivimi i karrotës dhe kërkesa e tregjeve

Karrota është një nga perimet që kultivohet me shumicë në zonën e Lushnjes, Divjakës dhe e vlerësuar si një nga perimet më të shëndetshme, qe zë vend shumë në shportën e konsumatorëve. Shqipëria pavarësisht se ka një traditë të mirë në prodhimin e karrotës, analiza e shkëmbimeve tregtare reflektojnë një import të karrotës gjatë vitit 2023, orrigjinë importi nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Bazuar në të dhënat statistikore të FAOSTAT-it, Shqipëria ka një rënie të sipërfaqes së kultivuar me kulturën e karrotës, që reflekton një mungesë prodhimi me rreth 22% krahasuar me vitin 2019.

Prodhimi i karrotës ndryshon sipas rajonit dhe kushteve lokale, nga kërkesat e tregut, gjë që ndikon në praktikat e përdorura nga fermerët. Teknikat dhe teknologjitë moderne bujqësore kanë përmirësuar gjithashtu efikasitetin e prodhimit të karrotës, duke lejuar disponueshmërinë gjatë gjithë vitit në shumë zona.

Prodhimi i karrotës në Europë

Franca, Hollanda janë prodhuesit më të mëdhenj të farës së karrotës. Ndërsa prodhuesi më i madh i karrotës është Kina me 45% të prodhimit global të karrotës. Vende të tjera kryesore prodhuese të karrotës janë Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina. Ndërsa prodhuesi më i madh në Europë janë Hollanda, Gjermania, Franca dhe Spanja. Po këto shtete, përpos prodhimit të madh që disponojnë, janë edhe importuese, specifikisht: Franca importon 508,000 ton, Gjermania 252,000 ton, Belgjika 271,000 ton etj.

Si pasojë e kushteve atmosferike të vështira gjatë viti 2023, shumë shtete Europiane kanë një rënie të prodhimit dhe kanë filluar rritjen e importeve. Veçanërisht Spanja ka rritur importin e karrotës nga Maroku me 5.7 herë më shumë se sa viti 2022.

Kosto e investimit të karrotës dhe përfitueshmëria

Kosto totale për prodhimin e karrotës në një sipërfaqe prej 1ha, me një rendiment 50 ton/ha, është 1,056,300 lek, duke arritur një fitim neto prej 693,700 lek.

 “Fermerë, vendosni në planet tuaja të investimit aktivitete bujqësore me kërkesë të lartë tregu”

“NOA Financon, NOA Këshillon”