25 Vjetori

“330 punonjës, rreth 90 milion euro portofol aktiv, 29 degë në Shqipëri dhe në Kosovë, si dhe 15.000 klientë aktivë. Ky është bilanci i NOA-s në këtë 25 vjetor të themelimit të tij.”

Shifra që pasqyrojnë një sukses të ndërtuar vit pas viti por një mision të pandryshuar në shërbim të një finance njerëzore që respekton çdo klient, partner e bashkëpunëtor sipas standarteve më të larta europiane.

Për të mësuar mbi kreditë dhe vendët e punës të lira në NOA, zbrit në fund të kësaj faqeje ose shfleto menutë përkatëse.

330 punonjës, Mbi 15.000 klientë

Dje dhe sot, 25 vite në shërbim të ekonomisë shqiptare

NOA u themelua në vitin 1998 si një nismë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të USAID në kontekstin e krizës post-97 dhe nevojën për të promovuar një kulturë financiare realisht sipërmarrëse sipas së cilës fitimi vjen nga puna, nga investimi dhe nga krijimi i vlerës së shtuar.

Financimet e para kishin pikërisht këtë qëllim. Nxitjen e vetë-punësimit, e krijimit të bizneseve private apo të fermave familjare, e promovimit të një ekonomie mbi prodhimin dhe tregtinë e lirë.

Dalja nga një ekonomi e shtetëzuar dhe tranzicioni drejt një ekonomie bazuar mbi kapitalin dhe pronën private kërkonte ndryshimin jo vetëm të institucioneve, por dhe të praktikave të të përditshmes të tregtarëve të vegjël, zanatçinjëve, fermerëve e çdo inidividi që kërkonte të përqafonte sipërmarrjen e lirë.

25 vite nga themelimi i saj, NOA vijon ende sot t’i shërbejë të njëjtit mision në shërbim të promovimit të një ekonomie konkurrenciale dhe të aftë të gjenerojë fitime dhe mirëqënie për çdo individ, pavarësisht vendlidjes urbane apo rurale, profesionit, nivelit akademik apo gjinisë.

Garantimi i përhershëm i aksesit në financë për çdo shtresë e çdo nevojë, është shërbimi më i vyer që NOA i ofron ende sot ekonomisë shqiptare. Një shërbim i cili përditësohet rregullisht dhe në respekt të normave më të fundit ESG - mjedisore, sociale, menaxheriale - duke e vendosur NOA-n në një nivel me praktikat më të mira zhvillimore ndërkombëtare.

FOTO > NOA fiton konkursin europian të fotos më domethënese organizuar nga MFC në vitin 2019 me titull “Nga 1 në 25 kuaj fuqi, mikrokredia në fshat”. Foto realizuar në një klient të NOA-s në qarkun e Lezhës.’'

Rrugëtimi transformues i një lideri të mikrofinancës ballkanike

Prej disbursimit të kredisë së parë 25 vite më parë, NOA ka përjetuar ndryshime të njëpasnjëshme që e kanë konsoliduar më tej pozicionin e saj si lider të sektorit mikrofinanciar në Shqipëri e më gjërë në ballkan.

Me fillesat e saj si një ‘Shoqëri kursim krediti’, NOA filloi si një projekt jo fitim-prurës për t’u kthyer në vitin 2001 një shoqëri aksionere e mirëfilltë. Me zgjerimin e aktivitetit dhe konsolidimin e kuadrit rregullativ nga Banka e Shqipërisë, ajo u liçencua si një institucion financiar jo-bankë në vitin 2007 duke marrë dhe ëmërtimin e NOA në vitin 2010, emërtim që e mban dhe sot e kësaj dite.

Dhe një nga themelet mbi të cilat u mbështet më fort ky zgjerim konstant i aktivitetit të NOA-s është përqafimi i teknologjive të reja. Hapja ndaj zgjidhjeve inovative është një ndër elementët diferencues të NOA çka i mundësoi ndër vite ashtu si dhe sot, të ofrojë një shpejtësi rekord prej vetëm disa orësh në disbursimin e çdo financimi.

Kjo prirje teknologjike konfirmohet dhe nga fakti se NOA ishte i pari institucion financiar në Shqipëri që përdori në proçesin e aplikimit në terren “tabletat” digjitale ashtu siç masivizoi po për herë të parë leximin dhe çertifikimin biometrik të ID-ve në bashkëpunim me ALEAT. Një risi në nivel Ballkanik, ishte po NOA që vuri në jetë platformën e qëndërzuar të shërbimit të klientit duke ofruar tanimë një akses 24/7.

1999
2001
2007
2010
2015
2016
2017
2018
2020
2021
2022
2023

Themeluar nga USAID dhe regjistruar si një shoqëri e kursim-kreditit.

Fuqizimi i aktivitetit duke u transformuar një shoqëri aksionere.

Liçensimi nga Banka e Shqipërisë si një Institucion Financiar - jo Bankë.

Ardhja e aksionerëve të rinj, NOA Holdings, hap një etapë të re dhe një modernizim të mëtejshëm të modelit të biznesit dhe strategjisë.

Institucioni i parë financiar në Shqipëri me një proces kredidhënie totalisht të automatizuar, dhe me këshilltarë financiarë që operojnë me “Tablet” gjatë procesit të shitjes.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) akordon 5 Milion Euro kredi me terma preferenciale për kreditimin e Agrobiznesit.

Lëshohen obligacioniet e para korporative si edhe nënshkruhet marrëveshja për fondin e garancisë me Fondin Europian të Investimeve.

Aksionerët e rinj, Amryta Capital LLP, investojnë në zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit me synim transformimin e NOA-s në një institucionin lider në tregun e mikrofinancës në Shqipëri.

Zhvillimi i Njësisë së Partneriteteve si edhe aktivizimi i marrëveshjeve me kanale alternative të pagesave.

Aktivizim, si i pari institucion financiar në vend, i Njësise së Contact Point, me qellim ofrimin e shërbimit më të lartë për klientët e institucionit.

Bashkëpunim me USAID në mbështetje të sektorit të tekstilit & lëkurës

Zgjerimi rajonal i NOA edhe ne Kosovë

Një prezencë në çdo komunitet, si asnjë institucion tjetër

Prej vitit 2023, NOA është i vetmi institucion financiar kredidhënës shqiptar me një shtrirje në Shqipëri dhe në Kosovë. Një dëshmi kjo e maturitetit të lartë institucional që e karakterizon NOA-n në këtë 25 vjetor, dhe të kapacitetit replikues të modelit të saj jashtë kufirit shqiptar.

Prej degës së parë të NOA e cila u hap më 1998 dhe ishte vendosur në Tiranë, sot numëron 29 degë dhe një staf që i tejkalon 330 punonjësit. Mbështetur nga një flotë prej 46 automjetesh dhe mbi 100 tabletash biometrik të teknologjisë së fundit, stafet e NOA janë në gjëndje sot të proçesojnë çdo kërkesë për financim direkt nga vendodhja fizike e aplikuesit, duke ulur kështu çdo barrierë administrative, kohore e gjeografike në aksesin në financë.

Ndërkohë që në fillesat e saj, në degët e NOA mund të proçesoheshin vetëm kërkesa për finacime, sot, 25 vite më vonë, klientët e saj mund të kryejnë çdo pagesa utilitare, taksash apo administrative si dhe të përfitojnë nga një shërbim i volitshëm exchange.

Me një shtrirje kombëtare në çdo komunitet dhe drejt çdo kategorie, sot NOA i mundëson çdo fermeri, sipërmarrësi apo individidi, të aksesojë online 24/7 apo nëpërmjet degëve të saj shërbimet e saj bazuar mbi standartet më të mira të tregut financiar shqiptar e ndërkombëtar.

Përqasje teknologjike, me në fokus njerëzoren

25 vite risi financiare të një institucioni paravijë

Krahasuar me fillesat e saj 25 vite më parë, sot NOA mund të trajtojë kërkesa për financime që variojnë nga plotësimi i nevojave të përditshme në vetëm pak minuta, deri tek kërkesat e bizneseve të konsoliduara në vlerë deri në 150.000 euro në vetëm pak orë.

Shpejtësia, fleksibiliteti dhe përshtatshmëria në trajtimin e çdo lloj nevoje financimi e vendosin sot NOA-n në paravijën e institucioneve financiare shqiptare. Por jo vetëm.

NOA ishte i pari institucion financiar i cili emetoi me sukses një obligacion privat të mbyllur në vitin 2017 dhe po njësoj i pari  i cili emetoi një obligacion privat të hapur në vitin 2023, duke i dhënë kështu një hapësirë krejt të re bursës së titujve shqiptare ALSE.

Përtej produkteve financiare dhe besnike ndaj misionit të saj themelues, NOA ofron sot dhe shërbime këshillimi drejt çdo fermeri apo sipërmarrësi që ka nevoje për një mbështetje teknike. Mbështetje e cila mund të marrë dhe formën e një partneriteti të mirëfilltë duke i mundësuar rritjen e shitjeve dhe të stokut të shitjeve, duke e vendosur NOA-n ndër të paktat institucione financiare që e ofron këtë lloj shërbimi.

 

Një vizion institucional në shërbim të një #FinanceNjerëzore

Aktive në tregun shqiptar prej 25 vitesh, një nga forcat e NOA-s është përqafimi i praktikave inovative në nivel të drejtimit të kompanisë, të produkteve e shërbimeve të ofruara, por dhe në nivel të burimeve njerëzore apo të operacioneve në të përditshmen. Që nga trajnimet e lidershipit e deri tek promovimi i teknologjive që nuk konsumojnë energji, sot inovacioni në NOA haset në çdo njësi e departament të saj duke i mundësuar çdo kolegu e bashkëpunëtori të marrë më të mirën nga ndërveprimi me institucionin.

Kjo qasje i ka mundësuar NOA-s të garantojë respektimin e standarteve më të larta të sigurisë, duke arritur të plotësojë me sukses kriteret më strikte të mbrojtjes së të dhënave personale, të parandalimit të riskut kredidhënës e atij operacional. Në këtë drejtim, ky përvjetor i 25-të e gjen NOA-n të çertifikuar jo vetëm nga autoritetet mbikqyrëse, por dhe nga liderat ndërkombëtarë si Microsoft, TuvAustria, apo MFR e Komisioni Europian.

Një ndër vlerat kryesore në themel të këtij modeli tanimë të konsoliduar ndër vite, është kultivimi i një kulture me në qendër njerëzoren. Njerëzore që kombinon vlerësimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të stafit me atë të klientëve tanë. Falë kësaj kulture, NOA sot është një familje e madhe ku të gjithë këta ndërveprojnë nëpërmjet vlerave të respektit reciprok, besimit, mirëkuptimit e dialogut transparent. Është falë ndërtimit të një mjedisi të tillë që NOA ka arritur të korrë sukseset e shumta cituara më lart.

NOA fuqizon vazhdimisht brezin e ri për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme. 30 % e stafit tonë janë bërë pjesë e kompanisë vetëm përgjatë vitit të fundit. Ndërkohë që 60 % e manaxhimit janë promovime të stafit ndër vite.

Një vizion institucional unik që i ka lejuar NOA-s të ndërtojë dhe rikonfirmojë vit pas viti bashkëpunime me institucione financiare nga më prestigjiozet, që nga Banka Europiane e Investimeve, Banka e Zhvillimit të Detit të Zi, fondi i qeverisë franceze Proparco, fondi Symbiotics, IFC, etj.

25 vite NOA - #RrënjëteVendlindjes

Rrënjët e sukseve të NOA gjënden në energjitë, pasionin, vlerat dhe idetë e investuara në këto 25 vite nga çdo koleg e klient marrë individualisht. Është falë tyre që degët e NOA janë sot referencë shërbimi në çdo qytet të vendit. Janë këto rrënjë që shërbejnë si ura e ndërlidhjes mes të shkuarës sonë dhe ambicieve të ardhme për më shumë cilësi e shërbime, ku(r)do!

Ne i shprehim mirënjohje secilit prej tyre duke rikonfirmuar angazhimin tonë se dhe në 25 vjeçarin e ardhshëm, NOA do të vazhdojë të njëjtin mision në shërbim të vendlindjes sonë, duke u kujdesur që çdo sipërmarrës, fermer e familje shqiptare të ketë një akses të garantuar në një financë njerëzore që respekton tokën e të parëve dhe traditat tona më të mira.   

Nëse kërkon të mësosh më shumë mbi produktet financiare të NOA, ose kërkon t’i bashkohesh ekipit tonë, kliko më poshtë:

Kredia

Mundësi Punësimi