Nënshkruhet e gjithë shuma e obligacionit publik të ofruar nga NOA

Institucioni financiar NOA realizoi me sukses ofertën e parë publike private në Shqipëri, një obligacion të pagarantuar dhe të nënrenditur në vlerën maksimale prej 500,000,000 Lekë. Vlera nominale e obligacionit ishte 500 000 lekë, me një afat maturimi 5 vjeçar dhe interes vjetor fiks 8%, i pagueshëm çdo 6 muaj. Prospekti u aprovua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 72 të datës 28.04.2023 dhe së bashku me dokumentat shoqëruese gjendet në faqen web të NOA www.noafin.al/investime.

Oferta publike rezultoi e suksesshme pasi u nënshkrua e gjithë shuma prej 500,000,000 lekësh e ofruar nga NOA. Këto obligacione do të listohen në Bursën Shqiptare të Titujve (ALSE), duke e bërë obligacionin e NOA të parin titull të një subjekti privat të listuar në një treg të rregulluar titujsh. Investitorët ishin me një bazë të gjerë, individë, fonde investimesh, institucione bankare, shoqëri sigurimesh. 

Falenderojmë të gjithë investitorët për besimin ndaj NOA Sha.