Specialist, Njësia e Manaxhimit të Marrëdhënieve me Klientin, Produkteve dhe Suportit të Biznesit

Analizon sjelljen konsumatore/ kreditore të klientëve sipas segmenteve të ndryshme në kompani. Gjithashtu ndjek dhe analizon zhvillimet dhe kërkesat e tregut në periudha të caktuara. Kryen studime me frekuencë të caktuar, rezultatet e të cilave janë baza e ndryshimeve, përshtatjes dhe ndërtimit të produkteve / ofertave apo proceseve që derivojnë me një shërbim cilësor dhe profesional tek klientët e targetuar nga kompania.

 

Përgjegjësitë Kryesore:

1.      Kryen analiza të nevojave të klientëve dhe vlerësime të konkurrencës, studim të tregut për të mbështetur zhvillimin e produkteve të reja;

2.      Monitoron nga afër indikatorët kyç të performancës në njësi, nëpërmjet raporteve duke ndërmarrë veprime korrigjuese kur është e nevojshme;

3.      Monitoron ecurinë e strategjive të caktuara (shitjet, koston, përfitueshmërinë), krahason rezultatet me zhvillimet e tregut vendas dhe konkurrencës;

4.      Monitoron, mbledh dhe përpunon të dhënat bazë lidhur me portofolin e klientëve, performancën e tyre;

5.      Merr pjesë në diskutime, mbledhje biznesi dhe siguron informacionin e nevojshëm, me qëllimin e përmirësimit të procesit të përqasjes së klientëve, zhvillimin e kanaleve alternative të shitjes për produkte dhe shërbime;

6.      Identifikon fusha për përmirësime, propozon, dhe pas aprovimit zbaton rregullore të brendshme (proçedura, udhëzime në punë, instruksione) brenda fushës së kompetencës;

7.      Angazhohet maksimalisht në projekte brenda Njësisë CRM dhe kryen detyrat e caktuara/që rrjedhin nga menaxhimi i këtyre projekteve.

8.      Përgatit periodikisht raporte dhe analiza që ndihmojnë vendimarrjen e biznesit.

Kërkesat për pozicionin:

1.      Diplomë universitare e preferueshme në Ekonomi, Administrim Biznesi ose të tjera të lidhura me fushën;

2.      Minimumi 2 vite eksperiencë në një pozicion lidhur me zhvillimin e biznesit/ produkteve & shitjet;

3.      Aftësi të mira organizative & manaxhimit të kohës;

4.      Aftësi analitike dhe prezantuese të shkëlqyera;

5.      Njohuri të avancuara të produkteve të kredisë;

6.      Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi.

 

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 23 Mars 2022 në adresën [email protected]

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.