Manaxher për Ruajtjen e të Dhënave dhe Raportimin, Departamenti i Operacioneve

Manaxhon, monitoron dhe përmirëson të gjitha proceset që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e sistemeve të raportimit, krijon dhe mirëmban raportet ekzistuese duke marrë pjesë në analizën e raporteve, zhvillimin dhe automatizimin e tyre. Mirëmban bazën e të dhënave.

 

Përgjegjësitë e pozicionit:

1.      Drejton zhvillimet e të gjitha raportimeve, për të siguruar që cdo informacion ruhet, validohet dhe krijon rrjedhshmëri logjike në cdo proces biznesi të njësive në kompani;

2.      Menaxhon aktivitetet e Data Warehouse dhe Raportimit, duke përfshirë strategjitë, planifikimin dhe licencimin;

3.      Menaxhon informacionin nëpërmjet automatizimit të raporteve, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të tyre; Zhvillon mjete planifikimi, buxhetimi dhe procese biznesi për të mbështetur nevojat e departamentit;

4.      Rrit nivelin e kënaqësisë së përdoruesve të brendshëm duke rritur numrin e raporteve që lehtësojnë automatizimin e punës;

5.      Azhornohet me zhvillimet rajonale dhe këshillat mbi nevojat për raporte; Përshtat dhe implementon teknologji të reja.

6.      Merr pjesë dhe analizon zgjidhje të ndryshme për automatizime brenda departamentit të operacioneve;

7.      Ndjek korrigjimin e gabimeve lidhur me cilësinë e të dhënave në bazën e të dhënave;

8.      Angazhohet maksimalisht në Manaxhimin e Projekteve në kompani.

 

Kërkesat për pozicionin:

1.      Eksperiencë si zhvillues/e raportesh (SSRS ose në platforma të tjera bazuar në SQL);

2.      Eksperiencë si zhvillues/e BI - e preferuar;

3.      Të njohë mirë SQL queries; Të jetë familjar me teknologjitë BI (p.sh. Microsoft Power BI);

4.      Njohuri mbi SQL Server Reporting Services (SSRS) - e preferuar, SQL Server Integration; Services (SSIS) dhe SQL Analysis Services (SSAS);

5.      Njohuri mbi manaxhimin e databazës, online analytical processing (OLAP) dhe ETL (Extract, transform, load) framework – ose teknologji të përafërta me to;

6.      Njohuri të përgjithshme të produkteve Bankare /Financiare;

7.      Aftësi në analizimin e kërkesave për raporte;

8.      I gatshëm për të ndërmarrë iniciativa; Aftësi analitike për zgjidhjen e problemeve;

9.      Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;

10.   Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë ose degë ekuivalente;

11.   Do të përbënte avantazh:

-        Eksperienca e mëparshme në bankë 3 vite+;

-        Njohuritë mbi IFRS9; Njohuri në menaxhimin e kërkesave në Jira.

 

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 1 mars 2022 në adresën [email protected]


Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.