Karta e të drejtave të klientit

Çdo klient ka të drejtën e:

Informimit

  • Informohet plotësisht dhe me transparencë për proçesin, kushtet e kredisë dhe ndryshimet që mund të pësojnë.
  • Informohet për rreziqet që paraqet norma e ndryshueshme të interesit dhe kredimarrja në valutë të huaj.
  • Informohet për politikën e privatësisë dhe mbrojtes së të dhënave personale.
  • Informohet për politikën e ankimit.

Zgjedhjes

  • Bën zgjedhjen e tij të lirë në dobi të interesave të tij.
  • Tërhiqet nga proçedurat kur mendon se nuk janë në dobi të interesave të tij.
  • Kërkon ndryshime të kushteve kontraktore nëse është në dobi të interesave të tij dhe miratohet nga institucioni.

Aksesit

  • Pajiset me kopje të dokumentacionit të depozituar dhe/ose nënshkruar prej tij.
  • Kërkon ndryshime të informacionit të depozituar më parë prej tij.

Kofidencialitetit

  • Trajtohet me dinjitet dhe konfidencialitet të plotë.
  • Sigurohet për ruajtjen e të dhënave të tij në përputhje me standartet financiare teknologjike dhe legjislacionin në fuqi.

Dëgjesës dhe Ankesës

  • Dëgjohet dhe ankohet nëse mendon se është trajtuar në mënyrë të padrejtë.
  • Merr përgjigje për kërkesat apo ankesat e paraqitura sipas procedures në fuqi.