Pyetje dhe përgjigje
Më poshtë janë disa nga pyetjet më të shpeshta që na kanë bërë kliente tanë.
Aplikimi për kredi mund të bëhet nga çdo shtetas shqiptar mbi 20 vjeç, në cilësinë e individit ose biznesit.
Ju mund të siguroni fondet brenda 10 minutave për kredinë konsumatore, duke aplikuar vetëm me një ID (kartë identiteti) dhe brenda 4 orëve për shuma mbi 150.000 lekë, nëse dokumentacioni i sjell pranë nesh është i plotë,
- a. Dokument identifikimi
- b. Duhet të keni një burim të ardhurash të verifikueshëm, nga biznesi ose nga paga
Afati minimal është 1 muaj, ndërsa afati maksimal është 84 muaj, në varësi të kredisë për të cilën aplikoni.
Për shuma deri në 2 Milion Lekë nuk kërkohet kolateral. Për shuma më të mëdha, kolaterali që kërkohet është fleksibël.
Apikimi për kredi mund të bëhet në të gjithë rrjetin e degëve tona, ose nëpërmjet website.
Ne financojmë çdo shumë dhe ju krijojmë mundësinë të përshtasni këstet në varësi të fluksit të të ardhurave.
Klientet ekzistues dhe të rregullt në pagesa mund të financohen përsëri duke u trajtuar në mënyrë preferenciale.
Këstet mund të paguhen në disa forma:
- Në degët e NOA-s
- Në degët e bankave partnere si: BKT, Tirana Bank, Banka Credins, Banka Raiffeisen.