Oferta

Ofertat e momentit në NOA janë:

kËsti progresiv 

Kësti Progresiv është dizenjuar për t'i ardhur në ndihmë çdo biznesi për të tejkaluar situatën aktuale, me synimin dhe fokusin kryesor rimëkëmbjen dhe zhvillimin e mëtejshem të biznesit të tyre.

  • Financohen shuma  deri 2,000,000 LEK
  • Kredi deri në 9 muaj
  • Me pagesa tremujore progresive 
  • Norma interesi lehtesuese & dokumentacion minimal
  • Pa hipotekë, pa kolateral
Qëllimi i kësaj oferte është me fokus të dedikuar në pagesa shpenzime operative si :
  • Pagesa qeraje
  • Fatura të ndryshme biznesi
  • Likujdim punonjësish
  • Pagesa taksash të periudhës etj.

ITALO– SHQIPTARE

PROGRAMI ITALO - SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI
Nëpërmjet këtij programi mund të përfitojnë persona fizikë ose juridikë, të cilët zotërojnë ose përfaqësojnë ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme (SME) dhe që aktualisht ushtrojnë një aktivitet sipërmarrje ose që dëshirojnë të fillojnë një aktivitet (start-up) në Shqipëri.
  • Financohen shuma nga 15,000 deri 50,000 EUR
  • Kredi 3 deri në 8 vjet
  • Me pagesa të rregullta mujore/ fleksibël sipas sezonalitetit
  • Norma vjetore e interesit 4% në LEK dhe 3% në EURO
  • Periudha “Grace” ku paguhet vetëm interesi, deri në 2 vjet
  • Aprovim brenda dites per shuma deri ne 2 milion LEK
Kriteret e pranueshmërisë

Për SME-të:

  • Shoqëria është e rregjistruar në Shqipëri
  • Jo më pak se 51% e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga shtetas shqiptar
  • Qarkullimi vjetor jo më i lartë se 10 milion Euro
  • Numri i punonjësve jo më shumë se 250

Për SME-të:

  • Jo më pak se 40% e kredisë do të përdoret për blerje: makineri, pajisje, teknologji, asistencë teknike, licensa industriale, mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe lëndë e parë me origjinë italiane.
  • Jo më shumë se 60% e kredisë mund të përdoret për mbulimin e kostove lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim.

*Kreditë e garantuara nga Fondi i Garancisë perfitojne deri në 60% të shumës së kredisë së kërkuar.

Agro Mbeshtetje

Qëllimi i ofertës është financimi për realizimin e projekteve/planeve të biznesit fituese për përfitimin e granteve. Oferta mbështet fermerë, prodhues, tregëtues që mbjellin/prodhojnë/ofrojnë shërbime akomodimi/çertifikojnë e tregëtojnë prodhime shqiptare dhe që kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues në listat e AZHBR, IPARD,SARED. Përfitohet për investime, kapital qarkullues dhe flex.
  • Financohen shuma nga 50,000 deri në 14,000,000 LEK (7,000 deri në 100,000 EUR) në varësi të planeve të biznesit dhe kapaciteteve paguese
  • Kredi deri në 72 muaj
  • Deri në 65% shlyerje e menjëhershme me kalimin e grantit në llogarinë e NOA sh.a.
  • Komisioni për shlyerje para afatit 0% pjesa me grant
  • Norma e interesit fillon nga 1.08% në LEK, 0.92% në EUR
  • Dokumentacion minimal: Kod Fermeri ose NIPT ose ekstrakt QKB, Kontrata e lidhur me AZHBR, IPARD, SARED; Plani i investimit
  • Pa kolateral pjesa që mbulohet me grant
  • Aprovim brenda ditës për shuma deri në 2 milion LEK

AgroCertifikim

Kjo oferte do te mbuloje implementim standart qe perfshin si investimet permiresuese dhe certifikimin per segmentet “Mikro”, “SE” dhe “Agro” me NIPT fermeri.
  • Standarti HACCP
  • Standarti ISO 22000
  • Standarti GlobalGAP
Kjo paketë financiare përmban investimet që standartet e ndryshme kërkojnë dhe lidhen me kostot e mëposhtme:
  • Kosto e konsulencës për implementimin e standartit të përzgjedhur.
  •  Kosto që lidhen me investime të domosdoshme në biznes për plotësimin e standartit duke përfshirë dhe analizat e produktit në laboratorëndërkombëtare të akredituar.
  • Kosto e Trupës së Akredituar Certifikuese.
Dokumentacion minimal:
  • Kod Fermeri ose NIPT ose ekstrakt QKB.
  • Pa kolateral.
  • Aprovim brenda ditës.