Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm (SDG)
Si pjesë e aksionit ESG të NOA dhe në kuadër të Objektivave për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, NOA angazhohet në promovimin e katër objektivave, të cilat janë përfshirë plotësisht në strategjitë e saj të brendshme: Jo më varfëri; Barazi gjinore; Punësim dinjitoz dhe rritje ekonomike; Industri, inovacion dhe infrastrukturë. Një angazhim që u certifikua dhe nga UNDP duke përzgjedhur NOA si një ndër tre finalistsitët e konkursit SDG të zhvilluar më 2023.