Mesazh nga Burimet Njerëzore

I dashur vizitor,

Duke të falënderuar për interesin e treguar ndaj kësaj faqe, mendojmë se për ty është e rëndësishme të informohesh mbi qëllimin e Departamentit të Burimeve Njerëzore në NOA sh.a., dhe arsyeve pse ti mund të duash t’i bashkohesh ekipit tonë.  

Qëllimi jonë është të ndërtojmë burime njerëzore të angazhuara, eficiente, të motivuara nga inovacioni, dhe të afta për tëvparashikuar sfidat e tregut e për t’i kthyer ato në oportunitete. Ne duam që kolegët tanë të njihen nga klientët dhe tregu si profesionistë të cilët ofrojnë shërbime të shpejta dhe fleksibël. Ne duam gjithashtu, që ata të jetojnë vlerat tona të dinamizmit, inovacionit, integritetit dhe diversitetit.