Në zemër të ESG, Njerëzit
Në vitin 2021, NOA solli një benefit të ri shtesë për punonjësit e saj, Fondin e Pensionit Vullnetar, një benefit shumë i rëndësishëm, i cili synon rritjen e mirëqënies së stafit në moshën e pensionit. Përgjatë tri viteve NOA ka 3-fishuar kontributin e saj ndaj punonjësve, gjë që ka ndikuar në rritjen e numrit të pjesëmarrjes në fond me 70%.
NOA është mikrofinanca e parë që ka aplikuar orarin e punës të reduktuar për ditën e premte, gjatë muajve të verës 2023, iniciativë e cila synon do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit. Kjo iniciativë vjen në kuadër të nismave tona incentivuese për punonjësit bazuar në praktikat më të mira të punës si dhe për të mbështetur mirëqenien dhe balancën jetë-punë të punonjësve si çelësin e suksesit tonë.
Në 2023, NOA lançoi programin e “Besnikërisë në Punë”. Përgjatë rrugëtimit tonë 25 vjeçar shumë punonjës të rinj na janë bashkuar, por ne kemi arritur të rrënjosim dhe përcjellim vlerat tona më të forta nëpërmjet atyre që i kanë qëndruar besnikë institucionit ndër vite dhe e kanë pasuruar këtë rrugëtim me dedikim të pakursyer dhe energji të pashteruar duke e shndërruar NOA në një familje të madhe. Ndaj ne vendosëm të festojmë besnikërinë e tyre ndaj institucionit, në një event të dedikuar mirënjohjes, i pari i këtij lloji për ta vijuar me të tjera nisma gjatë vitit.