Mundësitë për zhvillim
Mesazh nga Burimet Njerëzore
Arsyet për të punuar në NOA Menaxhimi I talenteve Mundësitë për zhvillim Mundësitë për studentë
NOA është Kompania që ofron mundësi të shkëlqyera në zhvillimin profesional dhe ka angazhimin, energjinë, entuziazmin dhe profesionalizmin për t’u shndërruar në Kompaninë ku gjithësecili do të ndihet krenar dhe i motivuar për të patur eksperiencë pune dhe për të zhvilluar një karrierë të suksesshme.
Aktualisht në programet tona të trajnimit, kemi futur platformën e-learning, si risi e të mësuarit dhe e të trajnuarit nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe jo domosdoshmërisht nga një salle tradicionale trajnimi, duke krijuar kështu lehtësi, fleksibilitet dhe efiçencë.Promovimet e brendshme në Kompani bazohen në vlerat dhe performancën e punonjësit.
Sot në NOA, 63% e Menaxhimit të Lartë dhe Menaxhimit të Mesëm vijnë pikërisht nga promovimet e brendshme.