Mundësitë për studentë

NOA të jep një mundësi dhe nëse je pa eksperiencë!  

Ne jemi gjithnjë në mbështetje të studentëve, duke qënë të bindur për potencialin e madh që ata kanë, për t’u dhënë atyre mundësinë për tu zhvilluar në burime njerëzore të kualifikuara.

Kur bëhet fjalë për talente sociale, ne jemi gjithmonë duke kërkuar mënyra të reja dhe të pazakonta për rekrutimin e talenteve më të mirë me shpresën e përmirësimit dhe avancimit të industrisë së rekrutimit dhe procesit të rekrutimit në vetvete, në nivele më të larta.

Në këtë kontekst dhe mbi të gjitha në përpjekje për t’i dhënë prioritet gjeneratës së re nisur nga mundësitë qe tregu i punës ofron sot në Shqipëri për ta, NOA ndërmerr aktivisht fushata rekrutimi në bashkëpunim me universitetet shqiptare, ku studentë të sapo diplomuar dhe me dëshirën për të prekur botën e biznesit dhe për të sfiduar veten marrin pjesë duke kaluar në etapat e para të procesit të rekrutimit. Disa prej tyre në vijim, bëhen pjesë e stafit tonë.

Nëse ke guximin, ambicien dhe energjinë e duhur, bashkohu me ne në këtë rrugëtim!
                                                                                                                                                                                 Apliko Ketu