Menaxhimi i talenteve

NOA, e cila spikat si një punëdhënës i mundësive dhe shanseve të barabarta duke ofruar mundësi reale punësimi, promovimi dhe zhvillimi në karrierë, është e para që ofroi në tregun shqiptar të punës një program të avancuar manaxhimi talentesh, të quajtur “Fast Track”.

“Fast Track” apo thënë ndryshe “Akselerimi i Shpejtë në Karrierë”ishte një program i cili përshtatej me vlerën më të fortë të institucionit “Shpejtësinë”.

Ky program u lançua në Dhjetor të vitit 2016 dhe iu lejoi punonjësve pjesëmarrës të udhëheqin disa projekte madhore për institucionin duke zhvilluar ndërkohë aftësitë dhe kompetencat e tyre.

  • Ne besojmë se rruga më e shpejtë për rritje profesionale dhe zhvillim në karrierë është ekspozimi drejt sfidave të reja dhe krijimi i një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen.