Kujdesemi për mjedisin

NOA investohet të ulë sa më shumë impaktin në mjedis duke integruar praktika të reja eko-inteligjente të cilat reduktojnë si shembull numrin e printimeve nëpërmjet përdorimit të firmës elektronike për çdo dokument të brendshëm, ulja e përdorimit të kartvizitave të printuara dhe përdorimi i email signature, përdorimi i kodit për printimet dhe sensibilizimin e përdoruesve që të mos printohet asgjë nëse nuk është vërtet e nevojshme, fikje automatike e pajisjeve elektronike duke ulur kostot e energjisë etj.

NOA ka shtuar në flotën e makinave të saj me makina 100% elektrike, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet reduktimit të emetimit të karbonit në mjedis, dhe përmirësimin e jetës në komunitetin ku jetojmë. Kjo nismë është pjesë e politikave ESG në NOA, në linjë edhe me objektivat globalë SDG për një zhvillim të qëndrueshëm dhe në mbrojtje të planetit tonë.