Kredidhënie e përgjegjshme dhe e qëndrueshme

Këshillimi është një nga 3 kolonat e shërbimit të ofruar nga NOA krahas financimit dhe partneriteteve. Një risi e viteve të fundit është promovimi i këshillimeve agro dhe këshillimeve biznes, të cilat shpërndahen falas dhe në mënyrë digjitale drejt klientëve tanë.

NOA promovon në mënyrë të vazhdueshme fushatën "Kreditim i Zgjuar“ drejt klientëve dhe audiencës së saj si pjesë e MFC, si një mjet efektiv për t’u njohur me dimensionin social të sektorit mikrofinanciar në vend. Fushata Kreditim i Zgjuar ka një dimesion të rëndësishëm në Shqipëri, sepse krijon lidhje midis vendit dhe ambicieve të tij për integrimin europian. Komunikimi i NOA-s për fushatën Kreditim i Zgjuar ka ndjekur një qasje përmes kanaleve digjitale, takimeve fizike apo online dhe artikjve këshillues.

Pjesëmarrje në MFC                  Pjesëmarrje në EMN                Fushata "Kreditim i Zgjuar"