/

Specialist

Njesia e Riskut Operacional & Parandalimit te Mashtrimit

Kryen kontrolle te nevojshme me qellim minimizimin e riskut financiar, operacional, reputacional dhe skemave mashtruese ne kompani, nepermjet nje procesi te vazhdueshem.

Detyrat dhe Pergjegjesite e pozicionit:

1. Kryen kontrolle te nevojshme me qellim minimizimin e riskut financiar, operacional, reputacional dhe skemave mashtruese ne kompani;
2. Mbledh dhe krijon nje databaze te dhenash me ngjarjet e raportuara te riskut operacional;
3. Rakordon informacionin mbi ngjarjet e rrezikut operacional te raportuara nga njesi te ndryshme me informacionin e regjistruar ne sistemet operative te NOA-s;
4. Nderton dhe monitoron raporte dhe analiza periodike per identifikimin e pikave te dobeta per proceset e aktivitetit te kompanise;
5. Identifikon vakume ose vorbulla ne proceset/sistemet e kredise dhe propozon veprime per permiresimin e tyre;
6. Kryen verifikime ne terren ne gjithe rrjetin dhe klientet e NOA.


Kërkesat:

1. Diplome universitare e preferueshme ne Finance, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha te ngjashme te Ekonomise;
2. Minimumi 2 vjet eksperience ne institucione financiare;
3. Njohuri te mira dhe eksperience pune me kuadrin rregullativ dhe standartet e manaxhimit te riskut operacional;
4. Njohje e mire e modelit te biznesit ne pergjithesi dhe natyren e institucionit financiar ne vecanti;
5. Njohje e produkteve dhe operacioneve ne institucionet financiare;
6. Shume i pergjegjshem, me vemendje te mprehte ndaj detajeve;
7. Proaktiv dhe i/e organizuar; Aftesi te shkelqyera raportuese;
8. Aftesi te mira komunikuese dhe aftesi pune ne grup;
9. Aftesi te mira ne te shkruar dhe komunikuar ne gjuhen angleze;
10. Njohuri te mira ne monitorimin/funksionimin e sistemeve te te dhenave.

Dergoni aplikimin tuaj brenda dates 8 Korrik 2020.

Aplikimi duhet te permbaje nje CV te perditesuar dhe nje leter motivimi per pozicionin perkates.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore per nje interviste.