/

Auditor i Brendshem

Departamenti i Auditit te Brendshem

Ploteson ne kohe kontrollet e kryera ne perputhje me planin vjetor te auditit, si dhe merr pjese ne ceshtje te tjera te kontrollit dhe projekteve, duke dhene nje kendveshtrim te paanshem dhe objektiv.

Detyrat dhe Pergjegjesite Kryesore:

1. Kryen kontrolle profesionale te cilat perfshijne kryerjen e projekteve te auditit per: vleresimet operacionale, financiare dhe te perputhshmerise; pergatit dokumentimin e punes se auditimit, perpilon dhe dokumenton gjetjet dhe zgjidhjet;
2. Zbaton te gjitha standardet etike organizative dhe profesionale dhe ploteson te gjithe punen e auditorit te brendshem ne perputhje me Standardet e IIA per Praktikat Profesionale te Kontrollit te Brendshem (Standardet);
3. Ndihmon ne identifikimin dhe vleresimin e fushave te risqeve te kompanise dhe jep kontribut te rendesishem per te zhvilluar planin vjetor te kontrollit te brendshem;
4. Kryen intervista, rishikon dokumente, zhvillon dhe administron pyetesoret si dhe pergatit memo permbledhese;
5. Identifikon, zhvillon dhe dokumenton ceshtjet e auditit dhe rekomandimet per permiresim, duke perdorur gjykim te pavarur ne lidhje me departamentet/proceset e audituara;
6. Pergatit, ne kohen e duhur dhe ne menyre efektive permbledhjet e gjetjeve dhe raporteve te auditimit dhe komunikon gjetjet dhe rekomandimet e auditimit ne nivelet e duhura.

Kërkesat:


1. Integritet te larte dhe etike profesionale;
2. Aftesi te forta arsyetimi analitik per te zgjidhur problemet praktike;
3. Njohuri shume te mira te rregulloreve ose ligjeve te Bankes se Shqiperise persa i perket subjekteve financiare jo banka;
4. Njohuri shume te mira te Standarteve te Kontrollit te Brendshem;
5. Eksperience pune e preferueshme 2 vjet ne auditin e brendshem, auditin e jashtem, kontabilitet, operacione;
6. Diplome universitare e preferueshme ne Audit, Kontabilitet ose ne fusha te tjera te ngjashme.


Dergoni aplikimin tuaj brenda dates 08 korrik 2020 ne https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet te permbaje nje CV te perditesuar dhe nje leter motivimi per pozicionin perkates.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore per nje interviste.