ESG një risi në NOA

NOA angazhohet për një impakt pozitiv në çdo aspekt të aktivitetit të saj, nga drejtimi i kompanisë deri te ofrimi i produkteve financiare dhe menaxhimi në të përditshmen. Ne aplikojmë kritere të qarta për barazinë gjinore, mbrojtjen e klientëve, komuniteteve dhe mjedisit, si dhe për transparencën në punësim dhe financim. Strategjia jonë përfshin raportimin mbi aktivitetet financiare, burimet njerëzore dhe ndikimin socioekonomik, duke siguruar besueshmëri dhe përgjegjshmëri në të gjitha veprimet tona.

Prej vitit 2023, struktura organizative e NOA është pasuruar duke përfshirë tanimë një strukturë të dedikuar për promovimin e standardeve ESG. Në vijim Këshilli Mbikqyrës i NOA ka miratuar një dokument strategjik mbi promovimin e standardeve ESG – Mjedis, Social, Qeverisje. Të përfshira në një udhërrëfyes që detajon objektivat dhe indikatorët matës respektivë, strategjia ESG e NOA synon të minimizojë maksimalisht efektet e padëshiruara që mund të rezultojnë nga aktiviteti i NOA, si në rrafshin komercial ashtu dhe në atë institucional.

Në këtë vit të parë, skuadra ESG në NOA ka organizuar një tur takimesh nëpër degët e saj me qëllim sensibilizimin e të gjithë rrjetit mbi standardet ESG. Krahas këtyre takimeve, NOA ka publikuar dhe artikuj të dedikuar me fokus ESG në buletinin e brendshëm të kompanisë, duke siguruar një dialog sa më të konsoliduar mes niveleve të ndryshme brenda insitucionit dhe duke promovuar transparencën dhe nismat madhore të kompanisë.