Elda Toro

Mbi 20 vite përvojë në Auditim Financiar, Menaxhim dhe Kontroll në sektorin financiar, ofrimin e shërbimeve për klientë ndërkombëtarë dhe vendas përfshirë auditimin e pasqyrave financiare të IFRS/ IAS, due diligence dhe këshillim kryesisht në shërbimet publike, ndërtim, retail si dhe banka dhe telekomunikacion.

Pas 20 vite përvojë të thellë financiare dhe auditim, zj.Toro iu bashkua NOA-s si Drejtor i Auditimit të Brendshëm, në Janar 2019, me fokus kryesor në ofrimin e një shërbimi të pavarur dhe të koordinuar të inspektimit operacional për të gjitha fushat e biznesit, me qëllim evidentimin dhe raportimin e të gjitha fushave të mos përputhshmërisë dhe ekspozimit, dhe kryerjen e rekomandimeve për ndryshime. Menaxhimi i partnerëve të jashtëm dhe koordinimi i auditimit të jashtëm.

2012-2018 Zj.Toro iu bashkua "Final", një institucion mikrofinanciar në rolin e Drejtoreshës së Financës, ku ajo zhvilloi departamentin e financës për më shumë se 6 vite, duke siguruar përputhshmëri me kërkesat e rregullatorëve dhe auditorëve duke u fokusuar në krijimin e të gjitha politikave dhe procedurave të nevojshme për të menaxhuar risqet dhe kontrollet financiare.

1999-2011 Ajo filloi karrierën e saj të hershme në Deloitte Albania si asistente e auditimit dhe vazhdoi më vonë në PricewaterhouseCoopers Albania. Gjatë viteve, ajo është promovuar në disa pozicione të larta si Menaxher i Auditit dhe Konsulencës në shërbime këshilluese dhe audituese, në të dy kompanitë.

Zj.Toro u diplomua në "Financë dhe Bankë" nga Universiteti i Tiranës, në 1999. Aktualisht mban Certifikatën e Anëtarësisë në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar, Mbretëri e Bashkuar - ACCA.