Blerina Krantja

Mbi 17 vite përvojë në burime njerëzore, zhvillim organizativ dhe menaxhimin e ndryshimeve në sektorin bankar dhe financiar. Ofrimi i shërbimeve dhe programeve që maksimizojnë burimet njerëzore për të siguruar që kompania mund të përmbushë objektivat e saj për rritje.

Që prej Maj 2019 Anëtar i Komitetit të Punës dhe Etikës - Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, e cila ka për synim  të merret me çështje që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore, pajtueshmërinë me rregulloret e punës dhe legjislacionin, Kodin e Punës, Kodin e Etikës, praktikat antikorrupsion, etj.

Zj.Krantja u promovua si Drejtor i Burimeve Njerëzore në Maj 2017, pas 3 viteve të suksesshme si Drejtor i Kompensimit dhe Benefiteve në NOA. Implementimi i politikave të reja të burimeve njerëzore për të optimizuar strukturën organizative, zhvillimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e talenteve, strategjitë e rekrutimit, markimin e punëdhënësit, mekanizmat e mbajtjes së stafit, trajnimin, menaxhimin e ekipit, etj.

2014 - 2017 Ajo iu bashkua NOA-s në Nëntor 2014 si Drejtor i Kompensimit dhe Benefiteve, pas 6 vite përvojë në Bankën Qendrore të Shqipërisë në fushën e burimeve njerëzore. Gjatë tre viteve, ajo ndërtoi një njësi të fortë dhe të qëndrueshme të kompensimit dhe benefiteve, duke integruar të gjitha proceset e pagave dhe shpërblimeve në departamentin e burimeve njerëzore dhe udhëhoqi automatizimin e të gjitha proceseve kryesore të burimeve njerëzore përmes projektit të HR Software. Ajo arriti të hartojë dhe zbatojë strategji efektive të komunikimit në lidhje me kompensimin dhe benefitet totale dhe të sjellë propozime konkrete për përmirësimin e programit të përfitimeve të sigurimit shëndetësor dhe skemave të tjera nxitëse.

2008 - 2014 Ajo filloi karrierën e saj të hershme në Bankën e Shqipërisë si specialist i burimeve njerëzore, kryesisht e përqendruar në fushën e kompensimit dhe benefiteve, hartimin dhe zbatimin e politikave sociale dhe benefiteve të stafit. Me kalimin e viteve ajo manaxhoi me sukses programin e përfitimeve shëndetësore dhe të sigurimeve, skemave nxitëse por edhe koordinimin e trajnimeve, mbikëqyrjen dhe koordinimin e menaxhimit të performancës, marrëdhëniet me palët e treta, etj. Gjatë këtyre gjashtë viteve ajo fitoi aftësi dhe kompetenca të mëtejshme në të gjitha funksionet e Burimeve Njerëzore.

Zj.Krantja u diplomua në "Financë & Bankë" në Universitetin Babes-Bolyai, Cluj Napoca, Rumani në 2006. Ajo gjithashtu zotëron një diplomë master në "Banka dhe Tregje Kapitale", lëshuar nga i njëjti institucion në vitin 2007.