Ariola Çela

Mbi 17 vite përvojë të dëshmuar në financë, auditim financiar, projekte këshilluese, menaxhim risku dhe planifikim strategjik, në auditimin e jashtëm dhe sektorin financiar, Zj.Çela u promovua si Drejtor i Departamentit të Financës në Prill 2018 pas 3 viteve të suksesshme si Drejtor i Kontabilitetit dhe Raportimit për NOA Holding Group dhe Drejtor i Menaxhimit të Riskut, e fokusuar në ofrimin e një shërbimi gjithëpërfshirës financiar dhe kontabiliteti, duke siguruar se të gjitha veprimet financiare të ndërmarra brenda kompanisë kryhen në përputhje me rregulloret financiare.

2015 - 2018 Ajo iu bashkua NOA-s në Janar 2015 si Drejtor i Kontabilitetit dhe Raportimit për NOA Holding Group, pas 10 vite përvojë në auditimin e jashtëm, auditime financiare dhe projekte këshilluese. Nëpërmjet një shërbimi të përkryer kontabiliteti për grupin, konsolidimeve dhe raportimeve bëri të mundur realizimin e një analize efektive të biznesit. Njëkohësisht ajo mbajti pozicionin e Sekretarit Koorporativ të Këshillit Administrativ dhe Anëtarit të Komitetit të Auditimit të Brendshëm të NOA.

2006 - 2014 Ajo filloi karrierën e saj të hershme në Deloitte Albania si asistente në departamentin e auditit duke u promovuar ndër vite në pozicione të ndryshme të larta. Ajo kreu me sukses auditime financiare dhe projekte këshilluese duke u fokusuar  në kontrollet e brendshme dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar për shumë kompani vendase dhe ndërkombëtare që operojnë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke u shndërruar në partner biznesi për këto kompani. Ajo gjithashtu ka arritur të vlerësojë me sukses kontrollet e brendshme, procedurat dhe funksionin e auditimit të brendshëm në industrinë bankare, si dhe në institucione të tjera financiare. Ajo u promovua si Mbikëqyrëse, Departamenti i Auditimit në vitin 2011. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka facilituar trajnime në lidhje me praktikat më të mira në ndjekjen e kornizës dhe metodologjisë së auditimit, dokumentacionit, standardeve etike, qeverisjes, identifikimit të mashtrimit, etj.

Zj.Çela u diplomua në "Financë dhe Kontabilitet" në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në 2005. Aktualisht mban Certifikatën e Anëtarësisë në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar, Mbretëri e Bashkuar - ACCA.