Klodi Berberi

Mbi 20 vite përvojë në sistemin bankar u përqëndrua në operacione dhe veçanërisht në teknologjinë e informacionit, duke mbështetur operacionet bankare bazuar në zgjidhje teknologjike.

Z. Berberi iu bashkua NOA në Shtator 2018 si Drejtor i Procesit të Biznesit, pas 19 vjet përvojë në Tirana Bank, u përqëndrua në sigurimin që të gjitha proceset dhe sistemet brenda Kompanisë të maksimizojnë aftësinë e NOA për të ofruar planin e biznesit dhe për të dhënë shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë.

2005 - 2015 Në qershor 2015 ai u promovua në pozicionin e Drejtorit të Informacionit dhe Organizimit. Gjatë gjithë kësaj kohe, përveç kujdesit për operacionet, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave, ai mori pjesë me sukses si drejtues dhe bashkëdrejtues në shumë projekte të rëndësishme të përfunduara me sukses për Tirana Bank. Gjatë kësaj periudhe, ai arriti të përafrojë IT dhe Strategjinë e Operacioneve me Strategjinë e Bankës duke ofruar shërbime më të mira dhe më cilësore për Bankën.

1999 - 2005 Ai filloi karrierën e tij të hershme në Tirana Bank në pozicionin e Administratorit të Sistemeve Kompjuterike dhe Sistemeve të Informacionit, për tu promovuar më tej si Menaxher i Teknologjisë së Informacionit në korrik 2005.

Gjatë këtyre viteve, ai është përfshirë në mësim dhënie në disa fusha të IT-së dhe ka ndërtuar arkitekturën e infrastrukturës së IT për disa kompani si konsulent i pavarur.

Z. Klodi Berberi u diplomua në Informatikë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Tiranë në 1999. Ai gjithashtu zotëron një diplomë master në Menaxhim Biznesi dhe Teknologji nga Universiteti i Sheffield.