Albana Pelinku

Mbi 17 vite përvojë të dëshmuar në mbledhjen dhe rekuperimin e kredive në vonesë, çështjet ligjore dhe përputhshmërinë dhe menaxhimin e riskut në sektorin bankar dhe institucione financiare.

Pas rikthimit në NOA në Janar 2018 si Drejtor Ligjor dhe Rekuperimit, Zj.Pelinku u promovua më tej në Gusht 2018 si Drejtor i Menaxhimit të Riskut duke u fokusuar të sigurojë minimizimin e të gjitha risqeve të kompanisë nëpërmjet ofrimit të politikave të forta të riskut, procedurave dhe analizave të vazhdueshme, dhe duke ofruar një shërbim gjithëpërfshirës të vlerësimit të riskut në përputhje me planin e biznesit dhe rregulloret financiare.

2015 - 2017 Zj.Pelinku iu bashkua NOA-s për herë të parë në Maj 2015 si Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Rekuperimit, pas 11 vjet përvojë në sektorin bankar në Credit Agricole dhe Raiffeisen Bank. Për 2 vite ajo menaxhoi me sukses risqet ligjore dhe kontraktuale dhe siguroi që proceset dhe procedurat të jenë plotësisht në përputhje me rregullatorin shqiptar përmes ofrimit të shërbimeve këshilluese juridike. Ajo gjithashtu përcaktoi strategji të suksesshme për të rikuperuar në mënyrë efektive kreditë e fshira.

2010 - 2015 Ajo iu bashkua Bankës Credit Agricole, fillimisht në pozicionin e Drejtor të Menaxhimit të Aseteve në Ekzekutim për t'u promovuar më tej si Manaxher i Kontrollit të Biznesit dhe Suportit të Rrjetit, duke ndikuar në zbatimin e niveleve të duhura të kontrollit në rrjetin e degëve të bankës, për sa i përket kërkesave ligjore për pajtueshmërinë dhe kërkesave të riskut operacional.

2004-2010 Ajo filloi karrierën e saj të hershme në Raiffeisen Bank ku përgjatë viteve ndërmorri pozicione të ndryshme duke filluar si Shërbim Klienti për Bizneset për t’u promovuar më tej si Specialist i Lartë i Investigimeve, Manaxher i Njësisë së Investigimeve dhe Manaxher i Njësisë së Mbledhjes së Kredive. Ajo dha një kontribut të konsiderueshëm në kontrollin dhe investigimin e risqeve operacionale, zbatimin e strategjive të mbledhjes së kredive, hartimin dhe menaxhimin e proceseve të ristrukturimit të kredive, etj.

Zj.Pelinku u diplomua për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër, në 2003. Ajo gjithashtu zotëron një diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës dhe është Ekspert i Certifikuar në Menaxhimin e Riskut nga Frankfurt School.