Herjola Spahiu

Mbi 20 vite përvojë të dëshmuar në planifikim strategjik, retail, operacione dhe projekte, zhvillim organizativ dhe menaxhimin e ndryshimeve në sektorin bankar dhe financiar. 

Pas përvojës së thellë bankare, në prill 2014 zj. Herjola Spahiu mori drejtimin e kompanisë si Drejtor Ekzekutiv dhe Nënkryetar i Këshillit Administrativ, e fokusuar në përmbushjen e objektivave afatgjatë të NOA, duke ndërtuar një ekip të fortë drejtuesish të lartë të aftë për  të udhëhequr kolektivisht biznesin dhe të arrijnë rezultate të larta, duke siguruar që kompania është në përputhje të plotë me kornizën ligjore dhe rregullatore, Kodin e Sjelljes dhe duke vepruar gjithnjë si mbrojtës i vlerave të kompanisë.

Në frymën e avokimit dhe promovimit të rolit të sektorit të mikrofinancës në ekonominë shqiptare, zj. Spahiu mbajti pozicionin e Kryetares së Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës në periudhën 2015-2016.

2011-2014 Në pozicionin e Drejtorit të Retail, ajo udhëhoqi me sukses projektin e transformimit gradual nga Grupi Emporiki në Grupin e Credit Agricole, duke siguruar harmonizimin e rrjetit me strategjinë e re të grupit dhe objektivat e përputhshmërisë.

2009 - 2011 E promovuar si Drejtor i Operacioneve, përveç IT dhe Operacioneve, Financës, Thesarit dhe Administrimit, ajo drejtoi me sukses njëkohësisht Projektin për zbatimin e Sistemit të Ri Bankar Bazë (FlexCube) dhe zhvillimin e strategjisë së Retail, e cila rezultoi në krijimin e një strukturë të përkushtuar në ndjekjen e kredive në vonesë, si dhe në ndërtimin e produkteve të specializuara për kreditë e ristrukturuara.

2002 - 2009 Pas fillimit të karrierës së saj të hershme në 2002 në Tirana Bank, ajo iu bashkua Credit Agricole në Korrik 2003, duke u promovuar në pozicione të ndryshme, në linjë me strategjinë zgjerimit dhe fokusin e bankës gjatë kësaj periudhe. Në Prill 2006, ajo mori përsipër përgjegjësinë për të themeluar Divizionin e Retail-it dhe Marketingut, duke përmbushur rezultate të larta dhe arritur zgjerimin e rrjetit të degëve nga 3 në 20 degë në qytetet kryesore të vendit. Gjatë kësaj periudhe, ajo drejtoi me sukses projektin e rëndësishëm të "Aplikimit të Modelit të Ri të Biznesit" në rrjetin e degëve, një filozofi e re e shërbimit ndaj klientit me cilësi të lartë dhe të nxitur nga performanca.

Zj. Herjola Spahiu u diplomua në Administrim Biznesi / Marketing në Fakultetin e Ekonomisë në Vlorë, në 2002, më vonë ndoqi studimet pas universitare në Menaxhim Bankar dhe Promovimin e Produkteve Bankare, në Universitetin e Athinës. Ajo mban një diplomë Ekzekutive në Administrim Biznesi (EMBA) nga International Hellenic University, Selanik. Së fundmi, ajo është çertifikuar në "Udhëheqja Strategjike në Përfshirjen Financiare" nga Harvard Business University.