Ervin Gogaj

Mbi 21 vite përvojë gjithëpërfshirëse në bankingun E-business, kartat, ATM-të, pagesat, manaxhimin e projekteve dhe ndërtimin e proceseve në sektorin bankar dhe financiar.

Z.Gogaj iu bashkua NOA-s në Shtator 2022 si Drejtor i Operacioneve & Projekteve pas një përvoje të gjatë profesionale të fituar kryesisht në industrinë financiare, me fokus sigurimin e harmonisë dhe përmirësimin e të gjitha proceseve operacionale, cilësinë, shërbimin dhe përfitueshmërinë, duke maksimizuar kështu potencialin e kompanisë në të bërin biznes me shërbim të shkëlqyer ndaj klientit, duke inkurajuar në të njëtën kohë inovacionin.

2013 – 2022 Z.Gogaj ishte pjesë e Paylink, si Menaxher Operacional, duke menaxhuar me sukses drejtimin e përgjithshëm, koordinimin, planifikimin dhe funksionin e Qendrës së Përpunimit të të Dhënave, Personalizimin e Kartave dhe Përpunimit të Transaksioneve Financiare duke siguruar cilësi, saktësi dhe integritet të sistemeve dhe të dhënave.

2006 – 2012 Z.Gogaj ishte pjesë e Bankës Emporiki si Menaxher Sektori, përgjegjës për të gjitha produktet e bankingut elektronik, Kartat & ATM-të, duke mbikëqyrur, ndërtuar dhe mirëmbajtur ekipin e infrastrukturës së kartave, procedurat dhe rregulloret për të gjithë stafin e kompanisë. Gjithashtu, ai demonstroi aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projektit gjatë përfshirjes në krijimin e Sistemit Qendror të Ri Bankar, duke ndërtuar dhe menaxhuar marrëdhënie të shkëlqyera me palën shitëse dhe gjithë palët e tjera të interesuara.

2000 – 2006 Z.Gogaj filloi karrierën e tij të hershme në Fefad Bank, sot Procredit Bank, si koordinator i Shërbimeve Bankare dhe në vitin 2003 u promovua Drejtor i Operacioneve të Kartave të Biznesit duke qenë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e produkteve elektronike.

Z. Gogaj është diplomuar në Administrim Biznesi në universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.