Manjola Çerenishti

14 vite përvojë të gjerë në operacionet e degës, shërbimin ndaj klientit, organizim dhe metodologji në nivel institucional, komunikim dhe mbështetje ekzekutive në sektorin financiar.

Zj. Çerenishti u promovua në Mars 2017 si Asistente Ekzekutive e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Sekretare e Këshillit Administrativ pas një periudhe të suksesshme si specialiste e organizimit dhe metodologjisë. Përmirëson efikasitetin e ekzekutivit dhe kontribuon në efiçencën e përgjithshme të biznesit duke siguruar informacion, mbështetje manaxhimit dhe përfaqëson ekzekutivin tek palët e tjera. Mbështet dhe ndihmon anëtarët e Këshillit Administrativ dhe Komiteteve në aktivitetet e tyre të përditshme administrative dhe organizative.

2015 – 2017  Përgjegjëse për organizimin dhe metodologjinë, ajo ndërtoi një funksion të fortë organizimi dhe metodologjie, kontribuoi në standardizimin e politikave dhe procedurave në të gjithë institucionin, hodhi bazat e manaxhimit të projekteve në kompani, duke ndërtuar me sukses rregulloren e Komitetit të Sistemeve të Informacionit, si dhe manaxhoi me sukses projektet e Intranet -it dhe Arkivës në NOA.

2007 – 2015 Duke mbajtur pozicione të ndryshme brenda Departamentit të Operacioneve, ajo ofroi kontributin e saj të gjerë në mbështetje të përmirësimit të shërbimit ndaj klientit në kompani në përputhje me vlerat institucionale shpejt dhe lehtë.  

2006 – 2007 Ajo filloi karrierën e saj të hershme në NOA (ish PSHM) si Oficer Kredie, e përqëndruar kryesisht në gjenerimin e klientëve të rinj duke siguruar arritjen individuale të objektivave dhe duke ofruar një shërbim të shpejtë dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues.

Zj. Çerenishti u diplomua në “Administrim Biznesi” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në 2006.