Certifikime

Certificate of European Code of Good Conduct for Microcredit Provision

Certifikata e "European Code of Good Conduct for Microcredit Provision" është një vlerësim që tregon përputhjen e kompanisë me standardet dhe praktikën më të mira në industrinë e mikro-kredive. Ky kod është krijuar për të siguruar që ofruesit e mikro-kredive të ndjekin praktika etike dhe të drejta, duke mbrojtur kështu interesat e klientëve të tyre dhe përmirësuar standardet e përgjithshme të industrisë. Certifikata e "European Code of Good Conduct for Microcredit Provision" është një dëshmi e pavarur që tregon se NOA përmbush të gjitha kërkesat dhe standardet e përcaktuara në Kodin Evropian duke siguruar ndjekjen e praktikave të drejta, transparente dhe etike në ofrimin e shërbimeve që ofron.

Client Protection Certificate (Silver) 

#FinancëNjerëzore për NOA është një angazhim institucional në ofrimin e standardeve më të larta për çdo klient përfitues, pavarësisht lokacionit, moshës apo formimit profesional. Certifikimi i NOA-s gjatë vitit 2023 nga agjencia ndërkombëtare e MFR sipas standardeve të “CPC – Client Protection Certificate” (Certifikatë e Mbrojtjes së Klientëve) është dëshmia më e lartë e investimit të NOA-s në drejtim të mbrojtjes së klientëve të saj nga mbi-kreditimi, të transparencës së produkteve të ofruara, të mbrojtjes së të dhënave personale të klientëve etj.

MFR company rating (a-High) 

Si një institucion që operon në përputhje me “Kodin të Praktikave të Mira të Mikrofinancës” të Komisionit Europian i cili imponon dhe një nivel transparence korporative të lartë, në Janar 2023 NOA u vlerësua në rrafshin e aktivitetit financiar e menaxherial nga agjencia ndërkombëtare e MFR me vlerësimin “α- e lartë”. Nëpërmjet këtij vlerësimi, NOA dëshmon angazhimin e saj në drejtim të promovimit të standarteve më të larta korporative me qëllim ofrimin e një shërbimi financiar bazuar në parimet më të mira të biznesit, përfitueshmërisë financiare, transparencës dhe një zhvillimi ekonomik të qendrueshëm. Ky vlerësim e vendos perspektivën institucionale të NOA-s në nivelet më të larta duke konfirmuar dhe bazat e shëndosha mbi të cilat u arrit rritja e portofolit të financimit gjatë vitit 2023.

NOA, finaliste e 'SDG Business Pioneer Award'

Si pjesë e angazhimeve ESG, NOA është një institucion i cili përqafon objektivat e vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në shërbim të një zhvillimi socio-ekonomik të qëndrueshëm. Në këtë drejtim, ishte vlerësimi i NOA në 2023 si një ndër tre institucionet finaliste të konkursit organizuar nga UNDP “SGD Business Pioneer Award”, ishte një konfirmim i mirëpritur i investimit të institutcionit. Finaliste krahas Bankës Credins dhe Grupit Balfin, ky konkurs konfirmon pozicionimin e NOA si një ndër institucionet financiare lider në vend në promovimin e standardeve më të larta mjedisore, sociale dhe të qeverisjes korporative.

NOA, institucioni i parë mikrofinanciar që ka marrë një rezultat pozitiv progresi nga ConsciESG

Pas një prove vlerësimi për një periudhë katër mujore, me 17 tregues kryesorë të ESG, NOA është institucioni i parë mikrofinanciar në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, që merr një rezultat pozitiv progresi nga ConsciESG. Pikat kryesore të performancës ESG të NOA janë përmbledhur më poshtë:
- NOA e tejkaloi raportin prej 33% të grave në bord të Direktivës së BE-së për Balancimin Gjinor në Bordin e Korporatave, me një raport prej 40% të grave në bord, i qëndrueshëm përgjatë vitit 2023 dhe 2024.
- NOA reduktoi emetimet e saj të fushës 1 me 21% midis 2023-2024.
- NOA demonstroi një progres të përgjithshëm pozitiv të lartë në temat kryesore të raportuara mjedisore, sociale dhe të qeverisjes.

NOA, fituese e çmimit “SDG Business Pioneers Award” për të dytin vit radhazi!

NOA u vlerësua në Ceremoninë e OKB-së për Sipërmarrjet e Qëndrueshme, duke u dalluar për arritjet në fushat e Mjedisit, Shoqërisë dhe Qeverisjes (ESG) si dhe Përgjegjësisë Sociale të Korporatave (CSR). Ky çmim reflekton përkushtimin tonë të palëkundur për të krijuar një ndikim të qëndrueshëm për komunitetet që shërbejmë, duke u angazhuar për mbrojtjen e mjedisit, avancimin social dhe qeverisjen e përgjegjshme. Për NOA-n, ESG dhe CSR janë më shumë se një standard i përgjithshëm – ato janë thelbi i misionit tonë për të ndërtuar një të ardhme të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse. Ky vlerësim jo vetëm që njeh punën tonë deri më tani, por edhe na frymëzon të vazhdojmë të zhvillojmë iniciativa që sjellin ndryshime konkrete, duke krijuar vlera afatgjata për klientët, partnerët dhe shoqërinë në tërësi.