27.02.2025

Këshillimi Smart - Kultivimi dhe trendi i shalqinit

Shkurt- Mars, koha e mbjelljes së shalqinit

Prodhimi i shalqinit në BE arriti në 2.73 milionë tonë, duke shënuar një rritje prej 1.6% krahasuar me një vit më parë. Vlera totale e tregut të shalqinjve të importuar në BE arriti në 770 milionë euro. Luhatja e kërkesës për shalqi u shfaq në Korrik 2024, ku pavarësisht ofertës së tregut, plotësimi i kërkesës për shalqi në Europën Perëndimore dhe Veriore ishte dukshëm më i ulët për shkak të kushteve klimaterike. Kjo solli në një rënie të mprehtë të çmimeve, me varietetet me fara rreth 0,30 USD për kilogram dhe varietetet pa farë me 0,45 USD për kilogram. Si përmbledhje, viti 2024 ishte një vit sfidues për prodhuesit e shalqinjve në EU, spikatur nga fatkeqësitë mjedisore dhe ç’ekuilibrat e tregut. Kombinimi i mbiprodhimit në rajone të caktuara, moti i pafavorshëm që ndikon në kërkesën në tregjet kryesore dhe sfidat logjistike çuan në vështirësi financiare për shumë kultivues. Këto situata paraqesin rëndësinë e strategjive adaptive në bujqësi për të zbutur ndikimet e ndryshueshmërisë së klimës dhe luhatjeve të tregut.

Po Shqipëria?

Vlerësohet që në vitin 2024, Shqipëria prodhoi rreth 288,000 ton shalqi, duke treguar një rritje nga vitet e mëparshme. Gjithashtu, nga statistikat Europiane të vitit 2023 rezulton që Shqipëria ka arritur të eksportojë 17,258 ton shalqi duke gjeneruar një vlerë prej 8.95 milion Euro, ndërkohë që paraqitet një rënie e eksporteve gjatë vitit 2024.

Çfarë duhet të kenë parasysh fermerët që kultivojnë shalqi?

Nëse fermerët duan të kultivojnë shalqinj për tregun evropian, ata duhet të fokusohen në varietetet, standardet e cilësisë dhe preferencat e tregut. Këtu janë disa këshilla kryesore që NOA u rekomandon fermerëve:
a). Kultivimi i varieteteve të preferuara nga konsumatori Europian, si: a). Shalqinj pa fara.
b). Madhësi të vogla dhe të mesme (3-6 kg).
c). Aromë, shije e ëmbël dhe lëkurë e hollë (brix ≥10-12%).
d). Hibride Crimson Sweet, Sugar Baby dhe Premium Pa-fara.
-Respektim të standardeve të marketingut, si psh.: a). Uniformitet të produktit. b). Paketim ose etiketim që lidhet me gjurmueshmërinë.
- Respektim të standardeve të sigurisë ushqimore. Certifikimin Global Gap ose Organik.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera