20.02.2025

Këshillimi Smart - Shërbimet agro-teknike në ullishtari gjatë periudhës Shkurt-Prill

Trajtimi i ullirit gjatë periudhës Mars-Maj

Pema e ullirit është e ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm që mund të ndikojnë në prodhimtarinë dhe cilësinë e produktit. Me pak kujdes, rezultatet mund të jenë shumë të dukshme, nëse do të zbatohen disa këshilla agro-teknike si krasitja, plehërimi apo trajtimet fitosanitare, nivelet e përfitimit do të ishin shumë të larta.
Gjatë periudhës Shkurt-Prill, rekomandohet të zbatohen disa masa të rëndësishme agro-teknike, ku në veçanti këshillohet:
1). Krasitja. Pema e ullirit nëpërmjet krasitjes arrin ruajtjen e shëndetit të pemës, produktivitetin dhe jetëgjatësinë e saj. Rekomandohet që krasitja të kryhet nga fundi i dimrit deri në fillim të pranverës (pas rrezikut të ngricave). Kjo është zakonisht nga shkurti deri në prill.


Siç vërehet në tabelën e mësipërme, një krasitje e lehtë çdo 3 vjet arrin maksimumin e rendimentit, dhe ruan cilësinë e frutit të ullirit.
2). Plehrimi. Kjo përfshin plehërimin, kontrollin e dëmtuesve, menaxhimin e ujitjes dhe kontrollet e shëndetit të tokës. Një nga armiqtë kryesorë është syri palloit, një sëmundje e shkaktuar nga kërpudhat që prekin gjethet. Më poshtë paraqitet kalendari i trajtimeve të ullishtes.

“Fermerë, respektoni kalendarin e trajtimeve të ullishteve”

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera