13.02.2025

Këshillimi Smart - Trendi i verës në BE gjatë 10 vjeçarit të ardhshëm

PARASHIKIMI I TRENDIT TE VERES NE BE GJATE 2025-2035

Sektori i verës në Shqipëri ka njohur një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit, duke u kthyer në një industri premtuese për ekonominë dhe turizmin vendas. Në Shqipëri operojnë rreth 250 kantina vere, ku rreth 70 kantina janë të rregjistruar konform ligjit, dhe vetëm 25 prej tyre mbajnë peshën kryesore të prodhimit të verës. Pavarësisht se kemi një rritje të ndjeshme të prodhimit dhe konsumit të brëndshëm, importi shfaqet me një rritje prej 30%. Ndërkohe, konsumi i verës në BE pritet të bjerë me rreth 1% në vit nga tani deri në vitin 2035, pra në rreth 19,8 l për frymë (nga mesatarja 22,3 l në 2020-2024). Kjo përqasje ndryshon nga vendi në vend, me ulje të konsiderueshme të konsumit në disa nga vendet kryesore që konsumojnë verë (p.sh. Franca, Gjermania). Ndërsa konsumi është rritur në vendet ku konsumi i verës është më pak tradicional (p.sh. Çekia, Polonia dhe Suedia). Së bashku me tkurrjen e konsumit të verës, një ndryshim i dukshëm paraqitet në preferencat e konsumatorit, me një rënie të përgjithshme të verërave të kuqe dhe një rritje për verërat më të freskëta dhe më të lehta për t'u pirë, veçanërisht verërat e gazuara (proseko). Ndërkohë vërehet një rritje të numrit të kantinave organike të certifikuara në Europë, veçanërisht në Francë, Itali, Spanjë. Politikat e BE-së inkurajojnë praktikat e gjelbra të prodhimit, duke përfshirë përdorimin e reduktuar të pesticideve dhe reduktimin e gjurmës së karbonit.

Ndërkohë që trendi i verëtarisë në vendet e BE-së parashikohet në rënie, një trend pozitiv rezulton për rajonin Ballkanik. Industria e verërave në Ballkan po rritet me shpejtësi, me një fokus të fortë në varietetet vendase të rrushit, përmirësimin e cilësisë dhe turizmin e verërave. Ndërsa sfidat mbeten, rritja e investimeve, përpjekjet për një marketing cilësor dhe modernizimi sektorit, po e pozicionojnë Ballkanin si një fuqi në zhvillim në botën e verës, dhe furnizues i tregjeve elitare. Një nga pikat e forta të Ballkanit janë varietetet e tij unike vendase të rrushit, të cilat i dallojnë verërat e tij nga ato të Evropës Perëndimore.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera