27.01.2025

Këshillimi Smart - Trendi i nënprodukteve të qumështit në 10 vitet e ardhshme

Parashikimi i trendit të qumështit në BE gjatë 2025-2035

Përpunimi i qumështit në BE pritet të përshtatet me pakësimin e sasisë së lëndëve të ngurta të qumështit, kombinuar me ndryshimet në preferencat e konsumatorëve, konkurrencën me furnizuesit e tjerë globalë në tregjet e eksportit dhe rritjen e kostove të përpunimit. Kjo mund t'i bëjë përpunuesit të zgjedhin prodhimin e më shumë përbërësve të qumështit me vlerë të shtuar më të lartë. Konsumi i qumështit të freskët ka të ngjarë të vazhdojë prirjen e tij afatgjatë në rënie, duke çuar në uljen e prodhimit për qumështin e freskët.  Kërkesa e lartë e konsumatorit europian për djathë dhe rritja e kërkesës për import do të sjellë një rritje të mëtejshme të prodhimit të djathit në BE. Djathi do të mbetet produkti kryesor eksportues i BE-së në industrinë e qumështit (+0.8% rritje vjetore në eksporte deri në vitin 2035).

Megjithëse inflacioni i fundit i çmimeve të ushqimeve ka ngadalësuar disi rritjen e konsumit të djathit në BE, ai ende mund të rritet me 0.4% në vit. Çmimet e djathit në BE pritet të rriten në mënyrë të qëndrueshme, të nxitura nga kërkesa e fortë për yndyrë qumështi. Çmimet e gjalpit do të ulen disi pas niveleve rekord të larta (pasi gjalpi mund të përballet me konkurrencë më të madhe nga yndyrnat e tjera me çmime relativisht të larta). Konsumi i kosit mund të mbetet i qëndrueshëm, ndërsa konsumi i kremit mund të rritet edhe pak. Konsumi për frymë i produkteve të qumështit të BE-së ka të ngjarë të mbetet i fortë, me një rritje vjetore prej 2 kg për frymë.

Pra, nisur nga analiza parashikuese e BE-së, na rezulton që sektori i qumështit nuk paraqet asnjë risk, ndërkohë që nevojitet një reflektim të strukturës prodhuese, ku spikaten 3 produkte si: djathi, gjalpi dhe kosi.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera