17.01.2025

Këshillimi Smart - Sfidat e sektorit të mishit gjatë 10 vjeçarit të ardhshëm

Parashikimi i trendit të mishit në BE gjatë 2025-2035

Sektori i mishit parashikohet të përballet me vështirësi gjatë 10 vjeçarit tjetër (2025-2035). Rezultatet më të rëndësishme që mund të priten deri në vitin 2035 përfshijnë (i) një konsum më të ulët të mishit për frymë dhe (ii) prodhim më të ulët bazuar në sisteme më të gjera dhe miqësore me mjedisin, me më pak kafshë ose densitet më të ulët.

a). Prodhimi i mishit të viçit në BE parashikohet të vazhdojë në rënie me 450,000 ton në 6.3 milion ton deri në vitin 2035 (- 6.7% krahasuar me mesataren 2022-2024). Gjithashtu, tufa e lopëve në BE pritet të ulet me 2.9 milionë krerë gjatë kësaj periudhe (-9.6%). Konsumi i mishit të viçit për frymë mund të bjerë nga 9,8 kg në vit në 9,2 kg në vit (-5,9%).
b). Prodhimi i mishit të derrit në BE parashikohet të bjerë me 0.5% në vit (ose rreth 1.2 milion ton krahasuar me 2022-2024). Konsumi për frymë në BE parashikohet të ulet me 0.4% në vit, duke pasur një rënie në 30 kg në 2035.
c). Prodhimi i mishit të shpendëve në BE parashikohet me një rritje të prodhimit me 770,000 ton, deri në vitin 2035 (+0,5 % në vit deri në 2035). Konsumi i mishit të shpendëve në BE parashikohet të rritet me 0.5% në vit,  me një konsum vjetor për frymë nga 24.2 kg në 25.8 kg.
d). Prodhimi i mishit të imtave në BE parashikohet të ulet, duke rënë me 0.7% në vit deri në 2035 në 547,000 ton. Konsumi për frymë në BE do të mbetet i qëndrueshëm deri në 2035 në rreth 1.2 kg në vit.

Pra, nga analiza parashikuese e BE-së, na rezulton që rritja e shpendëve për prodhim mishi nga fermerët Shqiptarë tregon qëndrueshmëri, ashtu edhe për mbarështimin e të imtave. Ndërkohë pavarësisht se sektori i mishit të viçit dhe derrit parashikohet në rënie të lehtë, dhe që BE-ja parashikon ta zëvëndësojë me importe, ky sektor paraqitet i sigurtë bazuar në kërkesën e tregut vendas.

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera