Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
Parashikimi i trendit të mishit të derrit 2024-2025
Në Shqipëri rritja e derrit mbulon më pak se 40-45% të kërkesës për mish derri, ndërkohë që konsumi kombëtar është rreth 33,000 ton. Referuar statistikave Europiane, Shqipëria importon 18,000 ton mish derri (9,724 ton mish derri të therur dhe 119,403 krerë derra me një peshë 10.2 milion kg të destinuara për therje ose majmëri disa javore). Ndër partnerët kryesorë për importin e mishit të derrit janë Brazili (7,305 ton), Kanadaja (1,583 ton) etj. dhe kafshëve të gjalla përfshihen shtete si Greqia (5,9 milion krerë), Hungaria (3,5 milion krerë), Kroacia (691 mijë krerë) etj. Shqipëria ka një konsum të ulët të mishit të derrit, mesatarisht në rreth 13 kg/frymë, ndërkohë që konsumi mesatar për frymë në BE është 32.5 kg/frymë. Nisur nga fakti që në Ballkan konsumohet mish derri shumë më tepër se në Shqipëri (psh. Serbia 38 kg/frymë, Maqedonia e Veriut 11kg/frymë, Mal i Zi 45 kg/frymë, Bosnjë 10 kg/frymë) është një tregues i shkëlqyer për të rritur prodhimin e mishit të derrit.
Si paraqitet trendi europian i mishit të derrit?
Në gjysmën e parë të vitit 2024, prodhimi i mishit të derrit në BE u rrit me 1.7% nga viti në vit. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Poloni me 77,000 ton (+9%), në Hungari me 18,000 ton (+8.3%) dhe në Gjermani me 18,000 ton (+0,9%). Për vitin 2025, konsumi i BE-së për frymë pritet të stabilizohet në 30.9 kg nga viti në vit. Rritja e ofertës së BE-së për mish derri e kombinuar me kërkesën e kufizuar çoi në një rënie të çmimeve të brendshme nga muaji Maj 2024, edhe pse kuotimi mesatar mbeti dukshëm mbi mesataren 5-vjeçare. Me uljen e çmimeve të bazës ushqimore dhe të derrit, marzhet mbetën mjaft pozitive në gjysmën e dytë të vitit dhe në vazhdim. Në përgjithësi eksportet e BE-së në vitin 2024 mund të ulen me 2.5% nga viti në vit. Nëse hendeku i çmimeve ndërmjet BE-së dhe konkurrentëve ndërkombëtarë vazhdon të ulet, kjo mund të nxisë eksportet e BE-së në tregun ndërkombëtar. Në përgjithësi, për vitin 2025 pritet një rënie prej 2% nga viti në vit.
Duke pasur një kërkesë të madhe në rritje në konsumin e brendshëm, dhe rritje të kërkesës së eksporteve Ballkanike (Maqedonia e Veriut importon 640,060 $ derra të gjallë, Mali i Zi importon 197,376 $, Bosnja Hercegovina importon 6,097,300 $ dhe Serbia importon në një vlerë prej 8,438,798 $), Shqipëria duhet ta vendosë në prioritet e saj zgjerimin e fermave të rritjes së derrit.
“NOA Financon, NOA Këshillon”