17.10.2024

Këshillimi Smart - Skemat kombëtare të granteve në bujqesi nga buxheti i shtetit për vitin 2024

Skema e granteve kombëtare për mekanikë bujqësore dhe rrjeta antibreshër për vitin 2024

Në shtator 2024, Qeveria Shqiptare lançoi skemën e granteve në disa sektorë prioritarë të bujqësisë, me një fond buxheti prej 5 milionë euro. Kjo skemë grantesh në bujqësi për investime synon rritjen e prodhimit vendas, përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore, dhe mundësinë e rritjes së eksporteve. Këto grante mbulojnë deri në 50% të shpenzimeve të investimeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë:

1). Serat (3 tipe serash) për kultivimin e fruta-perimeve.
2). Rrjetat antibreshër për mbrojtjen e prodhimit në frutikulturë;
3). Makineri bujqësore për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit;
4). Peshkimin nëpërmjet pajisjeve (kosha, rrjeta).
Fermerët mund të aplikojnë për këto grante deri me 8 Nëntor 2024.

Dokumentat për fermerët që të aplikojnë për këto grante

- Formulari i aplikimit sipas Aneksit përkatës;
- Dokumentin  e regjistrimit në QKB që vërteton statusin e aplikuesit (individ, subjekt me status fizik, juridik, SHBB);
- Plan biznesi i printuar dhe në CD i detajuar për 5 vjet;
- Dëshminë e penalitetit për aplikantët me status fermer dhe person fizik dhe për aksionerët për aplikuesit me status juridik, SHBB; (në gjykatë dhe prokurori, për NIPT-in dhe si invidid);
- Raporti i kredimarrësit nga Banka e Shqipërisë/ banka të nivelit të dytë për aplikuesin (për personin dhe NIPT-in);
- Oferta origjinale për mekanikën bujqësore, rrjetat antibreshër;
- Planvendosjen/t e ngastrës/ve në të cilat do të instalohet rrjeta sipas Aneksit 15 (skicën e projektit);
- Vërtetimin e lëshuar nga Drejtoria e Tatimeve që vërteton se aplikuesi ka përmbushur detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
- Dokumenti i pronësisë së tokës ose qirasë, për të paktën 5/7 vjet duke filluar nga viti i aplikimit, certifikata e pronësisë, harta treguese dhe kartela e rifreskuar e pasurisë së paluajtshme (kartela duhet të jetë lëshuar jo më herët se 3 muaj para aplikimit) ose akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, që konfirmohet nga ASHK dhe Bashkia.

Kriteret konkurruese
- Sipërfaqja e pemtores/agrumeve /vreshtave        75 pikë
- Aplikanti i ri                                                       25 pikë

Sipërfaqja minimale e tokës është 1 ha dhe maksimale 5 ha.

FERMERË! Kontaktoni degët e NOA-s në rrethe për t’ju ofruar këshillimin e duhur për procesin e aplikimit nëpërmjet ekspertëve të saj të dedikuar. Ndërkohë institucioni NOA ofron një produkt financiar për të gjithë ata fermerë që aplikojnë për investimet e lartpërmendura dhe kërkojnë pjesën e tyre të financimit prej 50%.


“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera