
Këshillimi Smart - Risku klimaterik në bujqësi
Menaxhimi i ndryshimeve klimaterike në bujqësi
Bujqësia në të gjithë globin ka specifikat e veta që kryesisht varen nga agroteknika dhe kushtet e motit, ku ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi është i jashtëzakonshëm. Veçoritë klimatike në ditët e sotme nuk janë të njëjta si më parë. Duke analizuar se si ndryshimi i klimës ndikon në bujqësi, rezulton që bujqësia duhet të adoptojë metoda që nuk i kanë provuar kurrë më parë. Ndryshimet klimatike po ndikojnë ndjeshëm në të vjelat, rendimentet, blegtorinë, tokën dhe burimet ujore, në të ardhurat e komuniteteve rurale dhe punën në bujqësi. Efektet përfshijnë gjithashtu verë anormalisht të nxehtë dhe dimër shumë të ftohtë, ose anasjelltas, dimër të ngrohtë dhe verë të freskët.
Investimet për menaxhimin e riskut klimaterik
1). Monitorimi i fermës përmes të dhënave/info satelitore. Ky monitorim ofron analitikë të bazuar në imazhe satelitore me rezolucion të lartë për të gjurmuar të gjitha ndryshimet në fermë dhe të dhëna parashikuese të motit në vazhdim mbi temperaturat e ajrit, reshjet, erën, lagështinë, vranësitë dhe sëmundjet në fermë.
2). Shmangien e punimeve të tokës ose aplikim minimal. Mos frezimi i tokës parandalon erozionin dhe promovon sekuestrimin e karbonit, i cili është i dobishëm në lidhje me ndryshimet klimatike dhe bujqësinë. Kjo metodë redukton varfërimin e tokës, përmirëson klimën dhe mjedisin e saj natyror. Një tokë me mungesë të lëndëve ushqyese ndikon në klimën dhe bujqësinë pasi nuk është e dobishme për asnjë bimë.
3). Diversifikimi dhe rotacioni i kulturave bujqësore. Qarkullimi i kulturave është një metodë e vjetër dhe efikase bujqësore që ka rezultuar të jetë e suksesshme në menaxhimin e barërave të këqija dhe dëmtuese, si dhe në aplikimin e kimikateve. Diversifikimi i kulturave është i dobishëm edhe për biodiversitetin e ekosistemit.
4). Rrjetat mbuluese për fermat. Instalimi i rrjetave mbuluese është një metodë e suksesshme bujqësore që ndihmon në parandalimin e erozionit të tokës, nxit mbajtjen e ujit dhe fiksimin e azotit, mbrojtje ndaj breshërit dhe diellit të tepërt. Mulçërimi konsiderohet si pjesë e këtij investimi duke ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së ndryshimeve klimatike.
5). Adoptimi i Bujqësisë Organike. Prodhimi i produkteve organike kontribuon në përmirësimin e mjedisit duke reduktuar plehrat dhe pesticidet me bazë kimike. Për më tepër, fermerët mund të promovojnë zbatimin e lëndëve organike si plehu blegtoral dhe më gjerë.
6). Bujqësia precize nëpërmjet mekanizimit. Sensorët dhe pajisjet e lidhura me internetin mbledhin të dhëna për fermat, veçanërisht përbërjen dhe lagështinë e tokës, apo sinjalizimet rreth klimës dhe masat paraprake të aplikueshme. Si rrjedhojë, mund të ndërtohen skema plehrimi efikase.
7). Grumbullimi i ujit të shiut. Mungesa e ujit është një problem i madh, dhe ujitja në bujqësi është faktor kyç në efektivitet. Mbledhja e ujit të shiut është promovuar në ditët e sotme, sidomos në rastet e disponueshmërisë më të vogël të ujit dhe veçanërisht në zona me pak reshje.
"NOA Financon, NOA Këshillon”
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
