
Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
Parashikimi i trendit të mandarinës për 2024
Prodhimi i mandarinës në BE për vitin 2024 parashikohet në 2.7 milionë ton, nga 2.8 milionë ton në sezonin e kaluar. Të gjithë prodhuesit kryesorë parashikohen të kenë rënie të prodhimit. Importet e tangerinës dhe mandarinës në BE parashikohen të jenë rreth 470,000 ton kundrejt 482,000 ton sezonin e kaluar. Afrika e Jugut, Maroku, Izraeli dhe Turqia janë furnizuesit kryesorë të BE-së me tangerina dhe mandarina.
Bazuar në statistikat e vitit 2023 në Shqipëri janë mbjellë 1,513,000 rrënjë me agrume, me një prodhim prej 56,729 ton. Mandarina zë peshën kryesore në prodhimin e agrumeve me 36,043 ton. Rreth 80% të prodhimit të mandarinës realizohet në qarkun e Vlorës, specifikisht në Bashkinë Konispol (73.5%).
Si paraqitet trendi botëror i mandarinës?
Tregu i mandarinës në BE paraqet kërkesë në rritje, ndërkohë që prodhimi i saj nga vendet lider prodhuese në BE është në ulje. Pra, brenda BE-së, prodhimi i mandarinës paraqitet në rënie, treg ky që pritet të plotësohet nga prodhimi i importit, dhe kryesisht Turqisë dhe Maroku.
Gjermania: Kërkesa për mandarina dhe klementina vazhdon të jetë evidente, ndërkohë që cilësia e ofruar nuk është e kënaqshme për konsumatorët. Furnizimi kryesisht vjen nga Spanja, Turqia, Maroku, Egjipti dhe Italia. Për klementinën, oferta nga Italia dhe Spanja po zvogëlohet ndjeshëm. Çmimi me pakicë për mandarinën në Gjermani është midis 1.19 – 2.22 USD/kg.
Turqia: Prodhimi i tangerinës/mandarinës në Turqi për vitin 2024 vlerësohet të rritet me 55-60%, në 2.9 milionë ton, për shkak të rritjes së sipërfaqeve të kultivuara dhe motit të favorshëm. Me rritjen e prodhimit, eksportet vlerësohen të rriten me 17-20%, pra në rreth 1 milionë ton. Eksportet e Turqisë startojnë nga Tetori në Maj, duke arritur kulmin në Dhjetor.
Italia: Prodhimi i tangerinës dhe mandarinës në Itali parashikohet të bjerë me gati 10% për shkak të temperaturave jo normale të nxehta në Siçili, një nga rajonet më të mëdha prodhuese të Italisë.
Greqia: Prodhimi i mandarinës për vitin 2024 pritet të ulet me 10-15% për shkak të motit të pafavorshëm në Greqinë perëndimore, gjë që do ndikojë në rendimentet e klementinës. Greqia ka kërkesa të larta për eksport, por ka shumë pak diversitet varietetesh krahasuar me Spanjën dhe Italinë.
Spanja: Prodhuesi më i madh i tangerinës dhe mandarinës në BE, për vitin 2024 parashikohet të ulet. Megjithatë, rënia e prodhimit të tangerinave dhe mandarinave në Spanjë nuk parashikohet të jetë aq i madh sa në Greqi apo Itali. Spanja oferton me çmime të ulëta për mandarinat hibride. Gama e çmimeve me pakicë për mandarinat spanjolle është midis 0.79 -1,77 USD/kg.
Shqipëria: Nga prodhimi i mandarinës prej rreth 36,043 ton, rreth 20,000 ton eksportohen, veçanërisht në vendet Ballkanike dhe Europës Jug-Lindore. Prodhimi i vitit 2024 duket i lartë, parashikohet të arrijë në 40,000 ton, ku rritja e standardit dhe cilësisë do të mundësojë eksportet drejt vendeve të BE-së, mundësi kjo për të gjeneruar fitime më të larta.
“NOA Financon, NOA Këshillon”
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024


Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
