Këshillimi Smart - Treni i prodhimit të qumështit
Parashikimi i trendit të qumështit për 2024
Bazuar në të dhënat e INSTAT 2023, bujqësia rezulton me rënie në masën 0.68%, rënia e vetme në këto 15 vite. Në vitin 2023, sektori i blegtorisë në Shqipëri u përball me sfida të konsiderueshme. Numri i bagëtive, duke përfshirë gjedhin, delet, dhitë, paraqiten me një rënie dramatike.
Në numër krerësh, gjedhi shënoi rënie me gati 47% në krahasim me 2013, dhe 35% në lopë krahasuar me 2013. Gjithashtu paraqitet një rënie me 21.1% në qumësht lope, ndërkohë që në Shqipëri operojnë rreth 450 fabrika dhe baxho qumështi. Kapacitetet përpunuese rezultojnë rreth 45% më të larta krahasuar me prodhimtarinë në vend.
Si paraqitet trendi europian i qumështit?
Prodhimi global i qumështit të lopës pritet të ketë rritje modeste në vitin 2024, afërsisht me 0.4%, ku kërkesa për nënprodukte do ndikojë në rritjet kryesisht të djathit me 2.5% dhe gjalpit me 1,5%. Ndërsa në BE, për vitin 2024, prodhimi i qumështit të lopës pritet të bjerë lehtë. Prodhimi i përgjithshëm parashikohet të jetë rreth 149.5 milionë ton, një rënie nga viti i kaluar. Kjo rënie është kryesisht për shkak të reduktimit të numrit të lopëve qumështore dhe sfidave të vazhdueshme të përfitimit të ulët në prodhimin e qumështit.
Duke gjykuar për një sektor që operon në kushte normale të motit dhe çmimeve të qumështit të papërpunuar ende mbi nivelet historike, tendencave në rritje të rendimenteve të qumështit në BE (+0,9%), supozohet të krijohet një balancim ndaj uljes së numrit të lopëve (-0,5%), duke çuar në një rritje të lehtë në furnizimin me qumësht (+0.4%), akses më të mirë në treg dhe financim direkt të fermerëve. Pavarësisht nga zvogëlimi i numrit të lopëve qumështore (-0.5%), furnizimi me qumësht i BE-së parashikohet të mbetet relativisht i qëndrueshëm edhe në vitin 2024 (+0.4%). Stabilizimi i çmimeve të inputeve dhe kostove të prodhimit mund të përmirësojë marzhet e fitimit për fermerët e qumështit në vitin 2024, ndërsa konsumi i qumështit në BE do të mbetet i qëndrueshëm në përgjithësi.
“NOA Financon, NOA Këshillon”