
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
Parashikimi i trendit të portokallit për vitin 2024
Në Shqipëri, prodhimi i portokalleve ka njohur një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit. Në vitin 2017, vendi prodhoi rreth 9,100 ton portokalle nga 200 hektarë të mbjellë, ndërkohë që sipërfaqja e kultivuar në vitin 2023 ka arritur në 242 ha dhe një prodhim prej 14,636 ton. Kërkesa për portokallet shqiptare mbetet e lartë, megjithëse prodhimi ndikohet nga faktorë të jashtëm si thatësirat dhe konkurrenca nga vendet fqinjë.
Kërkesa e lartë për portokalle vërehet edhe nga shkalla e konsumit të brendshëm, ku 62% mbulohet me prodhim të brendshëm dhe pjesa tjetër prej 38% nga importi. Shqipëria importon rreth 9,142 ton portokalle, në një vlerë prej 2.9 milion USD. Importi më i lartë i relatohet Greqisë, me një volum prej 8,257 ton dhe vlerë financiare prej 2,378,094 USD.
Si paraqitet trendi botëror i portokallit?
Tregu i portokallit në BE parashikon një luhatje të ndjeshme gjatë vitit 2024. Prodhimi parashikohet të bjerë, me një rënie të ndjeshme prej gati 13% nga sezoni i kaluar, duke prekur kryesisht Spanjën, Italinë dhe Portugalinë. Prodhimi i portokallit në Spanjë pritet të bjerë me 23% për shkak të kushteve të pafavorshme të motit gjatë periudhave kryesore të zhvillimit agroteknik. Në Itali, prodhimi është gjithashtu pak më i ulët, veçanërisht në Siçili, për shkak të thatësirës. Greqia parashikon një rritje të prodhimit të portokallit për shkak të kushteve të favorshme.
Për shkak të kësaj rënie të prodhimit, BE-ja pritet të rrisë importet e portokallit. Furnizuesit kryesorë të BE-së përfshijnë Afrikën e Jugut, Egjiptin, Marokun, Zimbabvenë dhe Argjentinën. Për sa i përket tendencave të konsumit, kërkesa për portokall dhe lëng portokalli mbetet e fortë, veçanërisht gjatë muajve të dimrit për shkak të përfitimeve të tyre shëndetësore.
Në përgjithësi, sektori i kultivimit të portokallit në Shqipëri përballet me disa sfida, ai gjithashtu ka një potencial të konsiderueshëm për rritje produktiviteti, veçanërisht me infrastrukturë të përmirësuar, akses më të mirë në treg dhe financim direkt të fermerëve.
“NOA Financon, NOA Këshillon”
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
16.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
