Trendi i mjalit
Parashikimi i trendit të mjaltit 2024-2025
Bazuar në raportin e FAO-s, Shqipëria paraqitet në vendin e 39 në botë (midis 115 shteteve) në prodhimin e mjaltit. Gjatë 5 viteve të fundit kemi një shtim me 80% të numrit të koshereve (518,790 koshere) që përkon me një rritje prodhimi prej rreth 36% (5,633 ton).
Si paraqitet trendi botëror i mjaltit?
Bletaria praktikohet në të gjitha vendet e BE-së dhe karakterizohet nga kushte të ndryshme prodhimi, rendimentesh dhe praktikash. BE-ja është prodhuesi i dytë më i madh i mjaltit pas Kinës, por gjithashtu edhe një importues i madh neto i mjaltit nga vendet e treta. Shqipëria renditet në vendin e 6-të në botë në konsumin e mjaltit për frymë, me rreth 1.9 kg mjalt/frymë.
Ajo që vlen të theksohet është që mjalti paraqet një trend rritës konsumi, si një produkt me vlera ushqimore dhe kuruese. Ndërkohë që BE-ja, brenda vitit 2026 kërkon që i gjithë mjalti i tregtuar në BE duhet të jetë në përputhje me rregullat e cilësisë dhe etiketimit, e cila përcakton kriteret e përbërjes për mjaltin dhe rregulla të tjera të përcaktuara (direktivë e re).