
Këshillimi Smart - Hiri i vreshtit
Sëmundja e hirit në vreshta
Hiri i hardhisë që shkaktohet nga kërpudha Erysiphe Necator, është sëmundja më e dëmshme e rrushit për nga aspekti ekonomik. Nëse nuk menaxhohet, kjo sëmundje mund të shkatërrojë varietetet që janë të ndjeshme ndaj saj. Hiri i hardhisë mund të infektojë të gjitha pjesët e gjelbra të hardhisë së rrushit (gjethet, degëzat, lastarët e rinj dhe kokrrat). Tek gjethet, simptomat e para shfaqen si njolla klorotike lart në sipërfaqen e gjethes, që shpejt shndërrohen në lezione me ngjyrë të bardhë. Me paraqitjen e sporeve, sipërfaqet e infektuara shfaqen si të bardha ose të pluhurosura. Më vonë gjatë sezonit, fillojnë të shfaqen struktura të vogla rrethore me ngjyrë të zezë nëpër këto lezione të bardha dhe me teksturë që i ngjason pluhurit. Infeksionet e rënda tek gjethet mund të shkaktojnë shtrembërim, tharje, dhe rënie të parakohshme. Infeksioni tek kokrrat shfaqet si ngjyrim i bardhë ose me teksturë të zbardhur të thërrmueshme, ose si i errët dhe në formë pluhuri. Hiri i hardhisë mund të rezultojë në kokrra të regjura ose të çara, që më pas thahen, ose nuk arrijnë të piqen. Infeksioni tek kokrrat mund të çojë në infeksion të mëtejshëm përmes mikroorganizmave shkatërrues që ulin cilësinë e rrushit, edhe atëherë kur infeksioni nga hiri është i butë. Gjatë verës dhe vjeshtës, kërpudha prodhon struktura të vogla të zeza rrethore në çdo pjesë të infektuar të rrushit, për të dimëruar.
Si mund të menaxhohet sëmundja e hirit?
1). Zgjedhja e kultivarëve. Kultivarët Vitis vinifera dhe hibridët e tij (hibridë francezë) janë përgjithësisht më të ndjeshëm ndaj hirit të hardhisë në krahasim me kultivarët e tjerë. Kultivarët me ndjeshmëri të madhe ndaj hirit të hardhisë janë për shembull: Cabërnet Franc, Cabërnet Sauvignon, Chardonnay, Merlot, Muscat, Pinot, Riesling.
2). Masat agroteknike. Preferohen lokacione të mbjelljes me qarkullim të mirë të ajrit. Evitoni vreshtat nëpër sipërfaqe të ulëta dhe me hije.
Mos bëni kompostim të mbetjeve të frutave. Evitoni përdorimin e plehrave artificiale të azotit në verën e vonshme për të kufizuar prodhimin e indit të lëngshëm. Bëni ujitjen herët në mëngjes që indi dhe toka të thahen më shpejtë.
3). Kontrolli biologjik. Ka disa biofungicidë të regjistruar për kontroll të Erysiphe Necator, që janë në dispozicion në Shqipëri, me bazë të përbërësve të ndryshëm aktivë.
4). Kontrolli kimik. Në treg ekziston një numër fungicidesh që mund të përdoren për menaxhimin e hirit të hardhisë siç janë Thioviti, Topas, Score, Revus, Geoxe apo Switch. Trajtimet me fungicide duhet të fillojnë para se kërpudha e dimëruar të mund të infektojë frytet e reja. Trajtimet e para janë më të rëndësishmet dhe duhet aplikuar në intervale të duhura, duke filluar që para çeljes së sythit ose në fazat e hershme të rritjes së lastarëve.
“Fermerë! Respektoni kalendarin e trajtimeve të sëmundjes së hirit në vreshta”
“NOA Financon, NOA Këshillon”
Këshillime të tjera



Këshillimi Smart - Kultivimi i Luleshtrydhes
06.03.2025











Agroturizmi, një trend i ri në Shqipëri
25.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i mishit të derrit
15.11.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
11.11.2024




Këshillimi Smart - Trendi i hudhrës
25.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i mandarinave
09.09.2024

Këshillimi Smart - Trendi i domates
19.08.2024
Këshillimi Smart - Trendi i shalqinit
08.08.2024

Këshillimi Smart - Trendi i limonit
30.07.2024
Këshillimi Smart - Trendi i portokalleve
19.07.2024
Trendi i tregut të mollës në BE
11.07.2024
Trendi i mjalit
08.07.2024
Trendi i prodhimit dhe konsumimit të verës
27.06.2024
Këshillimi Smart - Trendi i vajit të ullirit
14.06.2024
Këshillimi Smart - Kultivimi i spinaqit
06.06.2024
Këshillimi Smart - Tuta Absoluta në sera
29.05.2024
Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave
10.05.2024


Këshillimi Smart - Prodhimi i qumështit
11.04.2024

Këshillimi Smart - Luleshtrydhja
28.03.2024


Këshillimi Smart - Skemat kombëtare 2024
22.02.2024
Këshillimi Smart - Dixhitalizimi i bujqësisë
16.02.2024

Këshillimi Smart - Kultivimi i Misrit
01.02.2024
Këshillimi Smart - Shalqini
26.01.2024
Këshillimi Smart - Tregu fruta - perimeve
17.01.2024

Këshillimi Smart - Konsumo shqip
27.12.2023
Këshillimi Smart - Siguria ushqimore
14.12.2023
Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 - Agrotech
04.12.2023
Këshillimi Smart - Të imtat
24.11.2023
Këshillimi Smart - Holstein
10.11.2023
Këshillimi Smart - Kreditim i Zgjuar 2023
30.10.2023
Këshillimi Smart - Karrota
24.10.2023
Këshillimi Smart - Kivi
11.10.2023
Këshillimi Smart - Ujitja me panele diellore
05.10.2023
Këshillimi Smart - Ulliri dhe vaji i ullirit
26.09.2023
Këshillimi Smart - Hidet
21.09.2023
Këshillimi Smart - Rrjeta anti-breshër
12.09.2023
Këshillimi Smart - Mandarina
30.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot 2
23.08.2023
Këshillimi Smart - Baxhot
14.08.2023
Këshillimi Smart - Molla
02.08.2023

Këshillimi Smart - Vreshtaria dhe Verëtaria
17.07.2023






Kooperimi në bujqësi është çelësi i suksesit
08.05.2023

Roli i mekanizimit në bujqësi
11.04.2023

Skemat kombëtare të mbështetjes së bujqësisë
15.03.2023



Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër
30.01.2023








Bujqësia e kontraktuar “Contract Farming”.
30.09.2022





Rrjeti i të dhënave të llogarive në ferma
28.07.2022
Marketingu i produkteve agropërpunuesve
21.07.2022

Financimi i serave në mbjelljet e dyta
08.07.2022
Financimi i bazës ushqimore për blegtorinë
28.06.2022

Investime në Baxho Qumështi
05.05.2022
Kultivimi Patates në Shqipëri
30.03.2022
Kultivimi i misrit në Shqipëri
16.03.2022
Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit
09.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
03.03.2022
Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022
28.02.2022
Libri i Fermerit
21.02.2022

Cmimi i Produkteve Bujqësore (Shkurt)
15.02.2022
Kultivimi Patates
09.02.2022
Cmimet e produkteve bujqësore (Janar)
31.01.2022
Menaxhimi i serrave nga ulja e temperaturave
25.01.2022
Kultivimi i Bostanorëve
13.01.2022




Grantet e IPARD për fermerët e serrave
26.10.2021
Financimi i Kultivimit të Karrotës
18.10.2021
Financimi i Perimeve të Fushës
11.10.2021

Financimi i Verëtarisë
05.09.2021
Kultivimi i Bimëve Medicinale
31.08.2021
Investime në Baxho Qumështi
27.08.2021
Përgatitja e silazhit të misrit
16.08.2021
Bletaria dhe prodhimi mjaltit
13.08.2021
Mbjelljet e dyta në sera
30.07.2021
"Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi
17.07.2021
Këshillim për blegtorët e të imtave
09.07.2021
Kultivimi i Patates
01.07.2021
Ditari Fermerit
28.06.2021
Shërbimet Agro-teknike në Pemtore me Mollë
23.06.2021
Kultivimi i Bostanit
18.06.2021
Planifikimi ne Ferme
01.06.2021
Certifikimet ne Agrobiznes
25.05.2021
Mekanika Bujqesore
13.05.2021
Serat Perimore
07.05.2021
Raca Holstein
30.04.2021
Ujitja me Pika
28.04.2021
Këshillim për fermerët vreshtarë
26.04.2021
