10.05.2024

Këshillimi Smart - Trajtimi i vreshtave

Sëmundja e vrugut dhe trajtimi në vreshta

Vrugu ose Perenospola, është një këpurdhë parazitare, shumë e përhapur në të gjithë vreshtat tona. Prandaj, duhet të monitorohet sapo të shfaqet në 4-5 gjethet e para. Gjatë vitit 2023, vreshtarët u ndeshën me një masavitet përhapje të sëmundjes së vrugut i cili shkaktoi një humbje prodhimi me rreth 50%. Mënjanimi i dëmtimeve prej vrugut mund të arrihet vetëm nëse zbatojmë një sërë masash me karakter parandalues dhe kurues.

a).Ndër masat parandaluese mund të përfshijmë:

· Llastarët të mos lihen të varur por të lidhen në mënyrë që të ajrosen dhe të ndriçohen sa më mirë.
· Të mënjahohen plehrimet e tepërta azotike dhe ujitjet e panevojshme.
· Në toka me pjellori të lartë, të mbillen fidanë me nënshartesa me rritje graduale dhe të qëndrueshëm ndaj kësaj këpurdhe.
· Të mënjanohet ngritja e vreshtave të reja në zonat e ulta, lugina, afër lumenjve, me lagështi më të lartë dhe pa ajrim.

b).Masat kuruese fillojnë në fillim të muajit Mars dhe vazhdojnë deri në muajin Korrik dhe ndahen në disa faza:

· Stadi gjethor i cili trajtohet me Quadris.
· Stadi lulëzimit i cili trajtohet me Ridomil Gold Combi.
· Stadi plotë i lulëzimit i cili trajtohet me Orondis Ultra.
· Stadi lidhjes së kokrrës i cili trajtohet me Revus.
· Stadi para mbylljes së veshulit i cili trajtohet me Ridomil Gold Combi, Score ose Topas.
· Stadi mbylljes së veshulit i cili trajtohet me Ridomil (Plus ose R).

Në kushtet e motit me shira të vazhdueshme dhe me lagështi ajrore të lartë, numri trajtimeve duhet të jetë edhe më i madh.

“Fermerë! Respektoni kalendarin e trajtimeve të sëmundjes së vrugut në vreshta”

“NOA Financon, NOA Këshillon”

Këshillime të tjera