18.04.2023

Mundësitë e financimit të pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare

A është e mundur dhe ku mund të sigurojnë pjesëmarrje dhe asistencë bizneset Shqiptare në panairet ndërkombëtare?

Në kuadër të misionit të saj AIDA ndër të tjera mbështet SME-të vendase në gjetjen e tregjeve të reja dhe promovimin e prodhimeve të tyre jashtë vendit nën markën "Made in Albania". AIDA nëpërmjet fondeve që menaxhon ka suportuar SME-të për pjesëmarrjen me sukses në panaire të ndryshme ndërkombëtare si agro-biznes, tekstil-lëkurë, etj, përfshirë edhe përgatitjen e materialeve promovuese në drejtim të Marketingut për eksport bizneseve Shqiptare.

AIDA financon pjesëmarrjen individuale në ekspozita dhe panaire ndërkombëtare në ndihmë të sipërmarrësve eksportues dhe përpjekjeve të tyre për të konkuruar në tregun e huaj. Gjithashtu ofron  mbështetje të NMV-ve shqiptare me anë të Fondit të Konkurrueshmërisë që jep grante deri në 1.400.000 lekë dhe mbulon vetëm 70% të kostove të angazhuara.

Kështu çdo biznes i rregjistruar në QKB ka mundësi për të planifikuar pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare dhe ndërkohë mund të kërkojnë mbështetjen nga AIDA  për pjesëmarrje në panaire, evente ndërkombëtare, për promovimin e produkteve “ Made in Albania ”etj, nëpërmjet aplikimit për fondet Grant që ajo administron. 

Këshillime të tjera