02.02.2023

Përse një kredi mund të rrisë shanset për t’u bërë një biznes eksportues

Eksporti konsiderohet gjerësisht si një mënyrë e rëndësishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) , për të zgjeruar tregjet e tyre, për të rritur prodhimin, për të përvetësuar teknologji të reja dhe për të zbutur rreziqet.

Në shumë vende në zhvillim, përfshirë dhe Shqipërinë, në përgjithësi sektori bankar  ka nje ngurim ose hezitim në dhënien e kredive një biznesi të vogël (SME). Për rrjedhojë, financimi përmes kanaleve zyrtare i NMVM-ve edhe në Shqipëri është ende i ulët.  Në vitin 2017, 15%  e NMVM-ve përdorën fondet e veta (pronarëve), ose fondet nga familjarët dhe miqtë, për të financuar veprimtaritë e tyre dhe 24% ripërdorën fitimet e pashpërndara. Ky kufizim financimi mendohet të jetë një pengesë për rritjen e eksporteve, si dhe një kufizim për rritjen e SME-ve në përgjithësi.

Sektori financiar në Shqipëri, gradualisht po ofron shërbime të tjera te vlefshme që e bëjnë më të lehtë hyrjen e një SME në tregun e eksportit. Kështu, aksesi më i mirë i SME-ve në financa do të rrisë mundësitë që këto firma të mund të ndërkombëtarizohen duke çuar në një rritje të shitjeve jashte vendit, përfitimit, konkurrencës, pjesës së tregut dhe  përmirësimit teknologjik.  Por gjithashtu ,aksesi i SME-ve në financa mund të rrisë më tej kontributin e SME-ve në ekonominë Shqiptare dhe të rrisë shanset e tyre për mbijetesë dhe sukses përmes eksporteve.  Edhe institucione financiare  si NOA ofrojnë kreditim të biznesit në këtë drejtim me produkte financiare fleksibël dhe afër nevojave të biznesit, pavarësisht madhësisë apo lokacionit të tij – bujqësor apo urban/rural. Këto produkte financiare  janë të përshtatura ndaj çdo profili, për çdo kërkesë financimi dhe procedurat e dhënies së kredive janë të thjeshta dhe të shpejta.

Si ndikon aksesi në kredi në SME -të eksportuese ?

Përmirësimi i aksesit në kredi mendohet se do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme të marrin pjesë në tregtinë ndërkombëtare. Nga studimet e bëra  për vlerësimin e ndikimit të kufizimeve të kredisë mbi firmat eksportuese duke ekzaminuar dy ndryshime politikash në Indi - një që u dha kredi të subvencionuar bizneseve dhe një tjetër që revokoi kredinë e subvencionuar për një pjesë të këtyre bizneseve.

Rezultatet treguan se zgjerimi i kredisë rriti huamarrjen dhe përmirësoi të ardhurat nga eksporti për bizneset e reja të pranueshme, dhe se bizneset vazhduan të merrnin hua dhe të fitonin më shumë nga eksporti edhe pas revokimit të kredisë së subvencionuar.

Llojet e kreditimit të eksporteve

Kreditë tregtare janë në pjesë e rëndësishme në procesin e shitjeve si për tregun e brendshëm ashtu dhe për atë ndërkombëtar dhe përmirësojnë pozicionin negociues të shitësit. Kostoja e dhënies së një kredie tregtare duhet të përfshihet në çmimin e shitjes. 

Llojet e kreditimit  për eksport     

Këshillime të tjera