07.11.2022

Si të eksportojmë pa doganë

Si të eksportojmë në Europë ,Turqi dhe SHBA pa doganë?

Nëse je një biznes apo fermer shqiptar dhe dëshiron të zgjerosh tregun e shitjeve të produktit tënd, mund ta bësh lehtësisht drejt Ballkanit, Bashkimit Europian, Turqisë, Anglisë dhe SHBA. 

Shqipëria ka një seri marrëveshjesh të cilat i mundësojnë bizneseve shqiptare të mos paguajnë taksa doganore në momentin që produktet e tyre eksportohen drejt këtyre tregjeve. Mos paguarja e taksës doganore i bën produktet shqiptare më të konkurrueshme dhe rrit fitimin tuaj. 

Si mund të njihem me tarifat doganore që zbatohen për produktin që dëshiroj të eksportoj?

Prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë për të mësuar nëse një produkt përfiton tarifa preferenciale apo përfiton nga kuotat tarifore, duhet të marrin informacion nga faqja e Doganave Shqiptare që mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Mund të vizitoni gjithashtu fizikisht Drejtorinë e Doganave që gjëndet më afër vendbanimit tuaj sipas kontakteve të telefonit që mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Për shëmbull, nëse prodhon ullinj dhe dëshiron të eksportosh drejt vendeve të rajonit të Ballkanit ( CEFTA ) apo vendeve të BE-së , ti mund ta bësh pa paguar tarifë doganore. Po kështu, nëse prodhon mermer, travertin dhe alabaster, dhe dëshiron të eksportosh për shembull drejt Mbretërisë së Bashkuar (UK) apo  vendeve të EFTA tarifa është 0.

Cili është hapi i parë për të filluar eksportin?

Momenti i parë është të kuptosh se cili shtet ka më shumë interes për produktet e tua dhe ku mund të përfitosh nga MTL që ka Shqipëria me atë shtet. Bashkimi Europian (BE) është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë.

Në vitin 2020 eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75%  të eksporteve gjithsej (ose vlerën 203 miliard lekë në vit) gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,4 % të importeve gjithsej (ose 351 miliard lekë në vit). 

Shqipëria, si vend kandidat për BE, ka mundësi të përfitojë nga aksesi në tregun e hapur të BE-së.  

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë është në fuqi prej 1 Dhjetor 2006. 

BE zbaton tarifa preferenciale për mallrat me origjinë nga Shqipëria. Për pasojë, është e mundur për kompanitë shqiptare që të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet europiane pa kufizime dhe pa tarifa doganore. 

Tarifat preferenciale janë lehtësirat doganore (tarifa pa taksa ose tarifa të reduktuara). Kjo do të thotë që eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë një listë të gjatë me produkte pa paguar taksë doganore në BE.  

Si shëmbull, BE nuk aplikon taksa doganore për importin e frutave dhe perimeve nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025. Kështu eksportuesit shqiptar mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025!

Shëmbull: Përfitimet në terma më praktike që ofrohen për fermerët Shqiptar? 

Përveç mollëve, kumbullave dhe misrit të ëmbël, gjatë pesë viteve të ardhshme, produktet që mund të eksportohen pa doganë nga Ballkani Perëndimor në BE përfshijnë dhe produkte të tjera. Siç janë; patatet, kungujt e njomë, kërpudhat, rrushi, kajsitë, qershitë, kosi qershi, nektarina, pjeshka, luleshtrydhe, arra, pjepri dhe fruta të ndryshme agrumesh.

Fjalët kyçe: produkte bujqësore, eksporti në BE, tarifa doganore, ballkani perëndimor.

ANEKS 1:

Tarifat preferenciale në Republikën e Shqipërisë të produkteve origjinuese në vendet anëtare të CEFTA-2006: Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Moldavi dhe Serbi, të EFTA-s, të Komunitetit Europian, Republikën e Turqisë si dhe në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2022.

Këshillime të tjera