18.07.2022

Të jetosh shëndetshëm duke kursyer? NOA ju jep sugjerimet që ju duhen

Jemi të vetëdijshëm që në epokën që po jetojmë një ndër sektorët  më të ndjeshëm të shoqërisë është ekonomia. Të jetosh me standartet që ti do por në të njëjtën kohë në fund të  vitit të kesh disa kursime të mbledhura, është aq sa dëshirë, aq edhe e nevojshme.

Edhe pse duket e vështirë, nuk është e pamundur dhe ne jemi këtu për t’iu dhënë si gjithmonë zgjidhjen më të mirë.

NOA! Me angazhimin maksimal, përgjegjshmërinë, sigurinë dhe seriozitetin e duhur, vjen pranë jush për t’ju bërë jetën më të lehtë.

Duke ju bashkuar familjes së madhe të NOA-s dhe duke bashkëpunuar me profesionistët që janë në gatishmëri për ju në çdo kohë, ju mund të eleminoni një ndër streset më të mëdha që mund të keni: shpenzimet e tepërta.

Por si? Jua tregojmë tani.

Janë disa udhëzime shumë të thjeshta të cilat ju bëjnë jo vetëm të kurseni, por në një mënyrë apo një tjetër jua bëjnë jetën edhe më të shëndetshme. Zgjedhja e pajisjeve të duhura elektrike për shtëpinë tuaj është një ndër to.

Pajisjet elektrike të klasit A deri në A+++ ju japin mundësinë që të zgjidhni dhe blini pajisje elektroshtëpiake sipas dëshirës tuaj në varësi të harxhimit që ato kanë. Duke përfshirë këtu frigorifer, lavatriçe, televizor, e çdo gjë tjetër të nevojshme për shtëpinë tuaj.

Një tjetër sugjerim është përdorimi i pajisjeve që reduktojnë emetimin e dioksidit të karbonit. Në këtë pikë më tepër se sa kursimi, ju kontribuoni te vetja dhe te shoqëria për një jetë më të shëndetshme. Pajisjet ekologjike po bëhen gjithnjë e më të nevojshme për shkak të ndryshimeve klimatike. Çdo person ndihmon planetin ku jetojmë përmes përdorimit të pajisjeve të tilla. Dhe sugjerimi jonë i tretë për t’jua lehtësuar përditshmërinë tuaj janë patjetër panelet diellore. Përmes këtyre paneleve ju përfitoni energji të pastër, të rinovueshme e cila nuk dëmton klimën e natyrën dhe më e rëndësishmja, ju kurseni duke e “prodhuar” vetë energjinë përmes rrezeve të diellit.

Dhe për të gjitha këto sugjerime ju nuk keni nevojë të shqetësoheni rreth faktit se si mund t’i bëni tuajat.

NOA financon për ju në mënyrën më të mirë të mundshme. Çdo qytetar mund të drejtohet nga zyrat e NOA-s për të marrë kredi me qëllim investimin në blerjet e mësipërme. Dhe kushtet e kredimarrjes janë një mrekulli. Ju mund të merrni deri në 1.5 milionë lekë të reja pa bashkredimarrës dhe pa kolateral. Sepse NOA përveç cilësisë dhe profesonalitetit, ju ofron besim!

Qëllimi i tyre është efiçenca e energjisë e cila automatikisht ju ofron dy gjëra themelore: minimizimin e shpenzimeve dhe nje jetë të shëndetshme.

Çfarë kërkoni më tepër se kaq? NOA ka menduar për të gjitha.

Ky institucion financimar në këto 24 vite pune të suksesshme, ka arritur të sjellë jo vetëm zhvillim në fushën e bizneseve në Shqipëri , por dhe mirëqënie dhe përmirësim të jetesës në familjet shqiptare .

Për çdo nevojë, në çdo kohë, në çdo vend...

Këshillime të tjera