12.11.2021

Grantet e IPARD për Turizmin Rural

Çfarë është Turizmi Rural dhe çfarë aktivitetesh përfshihen?

Turizmi Rural është çdo aktivitet ekonomik që ndodh kur udhëtimi lidhet me shërbimet e akomodimit, produktet dhe kulinaria, ose eksperiencat bujqësore dhe ato agropërpunuese. Agro-turizmi është aktiviteti i një ferme, i bazuar në një biznes të hapur për publikun. Zhvillimi i turizmit rural në Shqipëri paraqet një potencial të pa shfrytëzuar për ekonominë vendore.

Aktivitetet kryesore qe mund të përfshihen janë:

1. Edukim, shkëmbim eksperiencash si psh: gatime tipike lokale, testimi i pijeve të ndryshme në fermë etj;

2. Shprehja e mikpritjes gjatë diteve të qëndrimit në fermë si psh: krijimi i kushteve që vizitori të ndihet sa më mirë në ambjentet e akomoduara, etj;

3. Shitjet e produkteve direkt nga ferma ose jashtë saj;

4. Aktivitete jashte fermës si: gjuetia, kalërimi, peshkimi, sporti i skive etj.

Çfarë mbulon fondi i IPARD-it për zhvillimin e Agroturizmit në Shqipëri ?

Në fondin e IPARD është një skemë specifike (Masa 7) që mbështet investimet diversifikuese në zonat rurale, ku një pjesë e rëndësishme është mbështetja e turizmit rural. Ndërtesat e vjetra (bujtina) nga trashëgimëria rurale, kulinaria e zonave të ndryshme të Shqipërisë, atraksionet që paraqiten, është një bazë e mirë për zhvillimin e ofertës turistike cilësore.

Investime për Turizmin Rural të mbështetura nga IPARD janë:

1. Ndërtimi dhe /ose rindërtimi i shtëpive dhe ndërtesave në stilin tradicional të cilat mund të

    përdoren për aktivitete që lidhen me turizmin dhe që mund të shërbejnë si atraksione turistike dhe pajisjet

    përkatëse;

2. Ndërtimi dhe / ose rindërtimi i objekteve dhe blerja e pajisjeve për sport dhe aktivitete rekreative. Bazuar në Masë

    7, shpenzimet totale të pranueshme për këtë skemë janë:

-  Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO

-  Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 400,000 EURO

Përqindja e mbështetjes publike është e barabartë me 65% të totalit të kostove të pranueshme të

investimit.

Nevojat për financime dhe mbështetja e këtij aktiviteti nga NOA.

Nisur nga eksperiencat e mëparshme në mbështetje të investimeve në turizmin rural nëpërmjet fondeve të IPARD-it, institucioni mikro-financiar NOA ka përgatitur një paketë të posaçme për këto investime deri në shumën 20 milion lekë.

Këshillime të tjera